Rajoni

Vuçiç, zyrtarisht president

Historia e Serbisë deri tek Aleksandar Vuçiç. Inaugurimi solemn I presidentit serb, deri tani kryeministrit, ka tentuar të sjellë një ekspozitë mbi Serbinë e sotme dhe vizionin e saj.

Vetë Vuçiç ka bërë disa ndryshime. Për herë të parë doli në publik me bashkëshorten e tij dhe tha se ka mjaft humnerë në Ballkan. Serbia, tani nuk është më në ëndrat për armiqtë.

“Serbia, në të cilën keni ardhur sot, ka ndaluar të shpresojë për vdekje dhe ka filluar të kërkojë jetë. Jemi një gjeneratë që e kemi kuptuar se duhet të gjejmë zgjidhje dhe nuk ka ngelur asgjë tjetër përveç të ndalojmë luftërat dhe të mësojmë të punojmë”, tha Vuçiç.

Mesazhi i tij për një jetë më të mirë në Ballkan, u mundua të çohet edhe përmes takimit me presidenten kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, por edhe ata boshnjakë, me të cilët më parë ka patur kundërshti të thella. Vuçiç pretendon për miqësi në lindje dhe perëndim.

“Serbia do të provojë të ndërtojë ura miqësie dhe fuqi të re të Evropës dhe Botës. Po, ne serbët dhe ju kroatët, boshnjakët, malazezët, shqiptarët e maqedonasit, bashkë mund t’i lëvizim malet. Nuk na duhet një Jugosllavi e re, por mund të luftojmë bashkë për një të nesërme më të mirë për qytetarët tanë të varfër”, u shpreh presidenti serb.

Vuçiç ka pasuar Tomisllav Nikoliç, me të cilin braktisën partinë Radikale të Vojisllav Sheshel dhe themeluan Partinë Progresiste të Serbisë.

Një grup qytetarësh kanë protestuar në sheshin kryesor kundër dikakturës dhe zgjedhjes së Vuçiç.

Në vendin e kryeministrit ka propozuar një pjesëtare të komunitetit LGBT, Ana Brnabiç, e cila do të ishte femra e parë në krye të qeverisë dhe lesbikja e parë e deklaruar në politikë.

Aleksandar Vuçiç ka arritur të bëjë transformimin më të madh në historinë e politikës serbe, nga një karrierë e bujshme si radikal e deri te presidenca. Ka ndërmarrë shumë veprime në rajon që janë konsideruar pozitive, por edhe ka qenë pjesë e konflikteve. Ai premton se do të angazhohet për paqe në rajon.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button