🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,964 ▲ +0.25% ETH $2,051 ▼ -0.4% XRP $1.3124 ▲ +0% SOL $80.0900 ▲ +0.28%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Vuçiq kërcënon Hashim Thaçin: Do të arrestojmë nëse vjen në Serbi

Më në fund është prononcuar edhe Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic rreth vizitës së mundshme të Hashim Thaçit në Beograd.

Ai ka thënë se Thaçi do të arrestohet nëse shkon atje pasi ka një fletarrestim për të.

Në këtë mënyrë Vucic duket se ka dhënë përgjigjen përfundimtare rreth vizitës së Hashim Thaçit në Beograd , pra Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës nuk do të shkojë në Beograd.

Ai ka paralajmëruar Thaçin, se nëse viziton Beogradin do të arrestohet.

“Ligjet në Serbi ekzistojnë dhe shteti jonë do të veprojë sipas ligjit nëse Thaçi vendos të vijë në Beograd. Askush nga Brukseli nuk ka intervenuar dhe nuk na ka sugjeruar se si të veprojmë në vizitën e mundshme të Thaçi”, tha Vuçiq, raporton B92.

I pyetur se si nuk u arrestua ish-kryeministri britanik, Tony Blair, i cili ishte i akuzuar po ashtu nga gjykatat serbe, në kohën kur ai vizitoi Serbinë, Vuçiq tha se “Hashim Thaçit nuk i është hequr akuza, dhe shteti ynë do të veprojë sipas ligjeve në fuqi”.

Sipas mediave të Beogradit, mësohet se ka pasur intervenime nga Brukseli që Thaçi të pranohet në Serbi në ftesën e një organizatë të rinjsh.

Ndërkohë kryepolici serb Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se Thaçi do të arrestohet nëse vjen në Serbi,ndërsa homologu i Thaçit Ivica Daçiq e quan të panevojshme këtë vizitë të paralajmëruar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.