☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.04 ▲0.65%
ARI 4,720 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,484 ▲ +1.13% ETH $2,125 ▲ +2.76% XRP $1.3424 ▲ +1.42% SOL $84.2100 ▲ +0.69%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.04 ▲0.65 % ARI 4,720 ▲0.88 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.04 ▲0.65 % ARI 4,720 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kosova

Vuçiq: Zgjidhja për Kosovën do të jetë e dhimbshme për serbët

residenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se nuk është i sigurt se në fund të prillit do të dalë me propozimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por tha se ajo që nuk mund të garantojë është se do të punojë shumë që të arrihet një zgjidhje kompromisi

Vuçiq, pas takimit me kryeministrin e landit gjerman të Baden-Württemberg, Vinfred Kreckman, tha se zgjidhja për Kosovën “nuk do të jetë pa dhimbje për serbët”.

“Me çfarëdo propozimi që do të dalim, ai do të pritet në thikë, si në fqinjësi, në Evropë dhe në botë, po ashtu edhe në Serbi”, tha Vuçiq, raporton “Beta”.

Presidenti i Serbisë disa herë ka paralajmëruar se propozimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës do ta prezantojë në fund të prillit, për çka edhe në tetor të vitit të kaluar e filloi një dialog të brendshëm.

Vuçiq potencoi se çfarëdo zgjidhje që ai do të ofrojë, së pari duhet të fitojë në referendumin që do të mbahet në Serbi.

“Nuk është qëllimi im të them diçka për të kënaqur dikë në Perëndim, e të mos arrijmë te një zgjidhje, por për të kënaqur qytetarët e Serbisë dhe për të arritur një zgjidhje”, theksoi presidenti serb.

Ai përsëriti se kundërshton idenë e një “konflikti të ngrirë”, sepse nuk dëshiron të lërë probleme për gjeneratat e ardhshme…, duke shtuar se zgjidhja duhet të kërkohet përmes dialogut, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje kompromisi.

“Unë nuk dua që qytetarët të jenë të poshtëruar nga zgjidhja dhe unë në përputhje me këtë do t’i qasem në mënyrë racionale, pragmatike, të përgjegjshme dhe me guxim”, tha Vuçiq.

Vuçiq nuk pranoi të komentojë deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se Bujanoci dhe Presheva janë Kosovë Lindore, sepse, siç tha ai, nuk dëshiron të flasë për dëshirat e dikujt për territor, por për të ardhmen e Serbisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.