Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 13 April 2026
S&P 500 6,821 ▲0.06%
DOW 47,736 ▼0.38%
NASDAQ 22,950 ▲0.21%
NAFTA 100.80 ▲4.38%
ARI 4,756 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $71,665 ▲ +1.08% ETH $2,212 ▲ +1.21% XRP $1.3396 ▲ +1.19% SOL $83.5400 ▲ +1.98%
S&P 500 6,821 ▲0.06 % DOW 47,736 ▼0.38 % NASDAQ 22,950 ▲0.21 % NAFTA 100.80 ▲4.38 % ARI 4,756 ▼0.65 % S&P 500 6,821 ▲0.06 % DOW 47,736 ▼0.38 % NASDAQ 22,950 ▲0.21 % NAFTA 100.80 ▲4.38 % ARI 4,756 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Vulin “i vë pikën” çështjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës

Ministri i Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin ka deklaruar se njohja e shtetit të Kosovës as që vjen në diskutim.

vulin-ldquo-i-v-euml-pik-euml-n-rdquo-ccedil-euml-shtjes-s-euml-njohjes-s-euml-pavar-euml-sis-euml-s-euml-kosov-euml-s_hdMinistri ka shtuar se deklarata e nënkryetares së Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, përfaqëson një qëndrim personal dhe jo institucional.

“Kjo është një formë e presionit, jo një qëndrim institucional. Është një qëndrim personal, i një funksionari, i cili nuk mund të flasë në emër të institucioneve evropiane”, u ka thënë Vulin gazetarëve në Beograd.

“Rreth kësaj kemi folur edhe në fillim të punës së Qeverisë dhe nga kjo asgjë nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshohet. Po të donim, deri tani do ta njihnim pavarësinë e Kosovës, por sigurisht që nuk kemi dashur ta bëjmë”, ka shtuar Vulin.

Ai ka thënë se rruga e Serbisë drejt BE-së nuk kalon nëpërmjet Kosovës, vetëm se rreth 35 kapitujve, njëri nga të cilët ka të bëjë me Kosovën. “Pavarësinë e Kosovës nuk do të njohim dhe pikë”, ka porositur Vulin.

Lunacek, para disa ditësh kishte thënë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovës dhe në fund pranimi i saj do të jetë një kusht i hyrjes së Serbisë në BE, duke shtuar se rreth kësaj nuk ekziston ndonjë dokument, por se është një “konsensus politik”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.