☁️
Tiranë 13°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,649 ▲2.19%
DOW 46,698 ▲2.46%
NASDAQ 22,177 ▲2.45%
NAFTA 87.07 ▼11.36%
ARI 4,475 ▼2.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $71,171 ▲ +3.39% ETH $2,172 ▲ +4.42% XRP $1.4607 ▲ +4.54% SOL $91.5000 ▲ +4.79%
S&P 500 6,649 ▲2.19 % DOW 46,698 ▲2.46 % NASDAQ 22,177 ▲2.45 % NAFTA 87.07 ▼11.36 % ARI 4,475 ▼2.18 % S&P 500 6,649 ▲2.19 % DOW 46,698 ▲2.46 % NASDAQ 22,177 ▲2.45 % NAFTA 87.07 ▼11.36 % ARI 4,475 ▼2.18 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Vulin: Vuçiqit i ofruan gjithçka për ta njohur Kosovën

Aleksandar Vulin, nënkryetar i Partisë “Lëvizja Socialiste” dhe ministër i Punës në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka mohuar oferta të njerëzve më të fortë në botë që të nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ai për mediat serbe ka thënë se, Vuçiqit në këmbim të njohjes së Kosovës, i është ofruar gjithçka që do deri në fund të jetës së tij.

“Kemi pasur oferta të hapura që ta njohim Kosovën dhe nuk kemi pranuar. Këto oferta kryeministrit Vuçiq ia kanë bërë në praninë time. Jam dëshmitar se këto oferta i ka marrë nga njerëzit më të fuqishëm në botë: ‘Pranoje Kosovën dhe e ke të garantuar se do të fitosh çdo gjë deri në fund të jetës’. Por Vuçiq, pa asnjë dyshim i ka refuzuar ato”, ka thënë Vulin, transmeton lajmi.net.

Ish-drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, nuk ka saktësuar se kush kanë qenë ata persona, por sipas tij, ata kanë qenë përfaqësues të aleancave më të fuqishme të botës.

Çështja e Kosovës është një ndër temat kryesore në fushatën parazgjedhore në Serbi, ku parti politike, si nga pozita ashtu edhe opozita, po e përdorin për poenë politikë.

Zyrtarë të ndryshëm serbë, gjatë kësaj kohe, kanë intensifikuar vizitat e tyre në Kosovë kohëve të fundit, ndërsa përfaqësues të partive opozitare po e kritikojnë koalicionin aktual qeverisës se po tregohet shumë tolerant ndaj pavarësisë së Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.