Tiranë 5°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,341 ▼ -3.32% ETH $1,994 ▼ -3.24% XRP $1.3363 ▼ -1.95% SOL $82.7300 ▼ -3.93%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kosova

VV-ja këmbëngul: Ne duhet ta udhëheqim dialogun me Serbinë

vv-ja-k-euml-mb-euml-ngul-ne-duhet-ta-udh-euml-heqim-dialogun-me-serbin-euml_hdLëvizja Vetëvendosje këmbëngul që, për t’u bërë pjesë e koalicionit Qeverisës me bllokun LDK-AAK-Nisma, ta udhëheq dialogun me Serbinë.

Sekretari i përgjithshëm i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj thotë se nga pesë kriteret e kësaj lëvizjeje, ka mbetur vetëm edhe çështja e udhëheqjes së dialogut që të pranohet nga blloku LDK-AAK-Nisma.

Molliqaj thekson se nuk ka asnjë arsye të mos pranohet kjo, kur sipas tij, është vetë i nominuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, ai që e ka propozuar një gjë të tillë në prezencë edhe të Isa Mustafës dhe Fatmir Limajt.

“Kjo është arsyeja e parë pse ata duhet ta pranojnë edhe këtë. E dyta është se subjekti që i njeh më së miri marrëdhëniet ndërshtetërore Kosovë-Serbi dhe marrëdhëniet me shtetet tjera fqinje, është Vetëvendosje. Qëndrimi i saj i vazhdueshëm për këto nëntë vjet ka qenë më i thukti, më i drejti dhe i cili do të kishte mundësi të ndërronte qasjen”, tha Molliqaj për Radio Kosovën.

Molliqaj tha se Vetëvendosje nuk tërhiqet në asnjë moment nga marrëveshja e arritur më 16 korrik dhe për këtë, ai tha se duhet të reflektojnë tri partitë e bllokut.

Sekretari i Vetëvendosjes nuk e sheh të pamundshëm pranimin e kësaj pike nga ana e bllokut LDK-AAK-Nisma.

“Unë mendoj që është shumë e mundshme. Mendoj që është shtyrë kjo çështje vetëm derisa të ketë vendim nga Gjykata Kushtetuese, sepse nuk shoh asnjë arsye të vetme që kjo gjë mos të pranohet”, tha Molliqaj.

Vetëvendosje në vazhdimësi ka qenë kundër dialogut me Serbinë, por Molliqaj thotë se vetëm atëherë kur ky dialog të udhëhiqet nga Vetëvendosje, do të ketë dialog të mirëfilltë.

“Dialog të mirëfilltë ka vetëm atëherë kur udhëheq Vetëvendosje. Të gjitha dialogët janë me kushte. Deri tani kushtet i ka vendosur Serbia. Ne jemi që kushtet t’i vendos Kosova”, theksoi Molliqaj.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar vlerësimin e dialogut të deritashëm, vlerësimin e marrëveshjeve në institucionet ndërkombëtare, siç është Komisioni i Venedikut, fillimin e dialogut me serbët lokalë në Kosovë; pika këto që sipas zyrtarëve të Vetëvendosjes, janë pranuar nga ana e bllokut LDK-AAK-Nisma, dhe ka mbetur vetëm pranimi i udhëheqjes së dialogut nga Vetëvendosje, në mënyrë që edhe lëvizja e Albin Kurtit të jetë pjesë e qeverisë që pretendon ta formojë blloku LDK-AAK-Nisma.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.