☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,528 ▲ +0.31% ETH $1,996 ▼ -0.19% XRP $1.3340 ▼ -0.54% SOL $82.2300 ▼ -1.08%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kosova

Walker flet për “Shqipërinë e Madhe”, zyrtarët serbë i krahason me Slobodan Milosheviqin

Ish-diplomati amerikan, William Walker, i njeh mirë shqiptarët dhe serbët.

Për të parët thotë se janë të ndarë dhe nuk gjejnë gjuhë të përbashkët për çështje madhore.

Ndonëse, mohon se lobon për Shqipërinë e Madhe. Për këtë akuzë që iu bë nga zyrtarët e Serbisë thotë se mënyrën e propagandës e kanë njësoj sikur të Slobodan Milosheviqit.

Ai thotë të jetë keqkuptuar, ngase me deklaratën për unitet të shqiptarëve, të thënë në 17-vjetorin e themelimit të AAK-së së Ramush Haradinajt, nuk e mendoi bashkimin e shqiptarëve në një shtet.

“Kur e kam thënë këtë, kam menduar se shqiptarët në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, do të ishin shumë më mirë nëse do të punonin bashkë. Unë isha në Maqedoni javën e kaluar dhe shqiptarët atje janë shumë të ndarë. Edhe diaspora shqiptare po ashtu është e ndarë”.

“Mendoj gjithashtu se këtu në Kosovë, komuniteti shqiptar, duhet të lërë anash diferencat politike e të bashkohet”, ka thënë ambasadori Walker, në një intervistë për Klan Kosovën.

Sipas ambasadorit, janë udhëheqësit serbë ata që gjithherë janë munduar të frikësojnë botën me idenë e Shqipërisë së Madhe. Ndërsa shton se është i befasuar me deklaratën e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, se Walker fabrikoi masakrën e Reçakut, e cila ishte edhe momenti kyç për të filluar bombardimet e NATO-s.

Ambasadori amerikan që shërbeu në Kosovë gjatë vitit 1999 si përfaqësues i OSBE-së, së fundi ka themeluar një fondacion i cili do të quhet Fondacioni Walker, e që do të jetë i vendosur edhe në Kosovë, për t’i ndihmuar qytetarët kosovarë për të ardhme më të mirë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.