Wikileaks: Google ua përcolli e-mail-et autoriteteve amerikane
Platforma e internetit Wikileaks doli të hënën në publik: llogaritë e e-mail-it të tri bashkëpunëtorëve të Wikileaks janë kontrolluar. Tani të prekurit mbrohen.
Sarah Harrison kritikon Google
Veç e-mail-eve, Google u kishte dorëzuar autoriteteve amerikane edhe lista kontaktesh, lajme të shuara dhe projekte të tri përdoruesve, si dhe adresa IP, prej të cilave të tri bashkëpunëtorët e Wikileaks qenë futur në internet, tregon Harrison. Urdhëri i gjykatësit, të cilën e ka respektuar Google është i vitit 2012 dhe u miratua bazuar në argumentin e ligjit të spiunazhit dhe të mbrojtjes së kompjuterave, në bazë të të cilit, një të akuzuar e presin deri 45 vjet heqje lirie.
Në e-mail-et e Google, të publikuara nga Wikileaks, koncerni vërtet pohon që e kishte pasur të ndaluar dhe prandaj nuk kishte mundur t’i informonte më herët të prekurit. Por në një rast të ngjashëm tek shërbimi Twitter, Twitter e kishte anashkaluar ndalimin për informim, tregon Harrison, për t’i informuar personat e prekur.
Përdoruesit e Twitter-it e mbështesin Wikileaks-in
Shumë përdorues të Twitterit marrin anën e Wikileaks-it dhe shkruajnë, si kryeredaktori i gazetës angleze “The Guardian”, Alan Rusbridger: “Wikileaks kërkon përgjigje, pasi Google u ka përcjellë SHBA e-mail-e të bashkëpunëtorëve.”





Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.