☁️
Tiranë 6°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.20 ▼0.66%
ARI 4,617 ▲1.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,128 ▲ +2.31% ETH $2,079 ▲ +3.5% XRP $1.3419 ▲ +0.25% SOL $83.9300 ▲ +1.66%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.20 ▼0.66 % ARI 4,617 ▲1.31 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.20 ▼0.66 % ARI 4,617 ▲1.31 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

WikiLeaks: NSA ka përgjuar zyrtarët evropianë për dy dekada

eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeAgjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare (NSA) në mënyrë sistematike pothuajse për dy dekada ka përgjuar zyrtarët evropianë, theksohet në dokumente të reja të publikuara nga WikiLeaks.

Dokumentet konfidenciale të quajtura “Përgjimi Evropian” zbuluan spiunazhin shumëvjeçarë të zyrtarëve gjermanë dhe francezë, duke përfshirë edhe këshilltarë të kancelares gjermane Angela Merkel, dhe shumë biznesmenë.

Një nga dokumentet e para të publikuara përfshin diskutimet reciproke të zyrtarëve gjermanë në lidhje me krizën në Greqi në vitin 2011.
Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, ka thënë se: “Dokumentet e publikuara tregojnë spiunazhin ekonomik amerikan, i cili përfshin edhe Gjermaninë, disa institucione të rëndësishme të Bashkimit Evropian (BE), Bankën Qendrore Evropiane dhe krizën në Greqi”.

Ueb faqja Wikileaks ka publikuar edhe 69 numra të telefonit që kanë përdorur apo vazhdojnë t’i përdorin zyrtarët gjerman, dhe të cilat NSA i ka përgjuar.

Publikimi i dokumenteve më të reja erdhi në kohën e ndërprerjes së hetimeve të përgjimit të dyshuar të Angela Merkel, dhe siç theksoi Assange, informatat e përmbledhura gjatë përgjimit kanë ndihmuar SHBA-të të kthejnë partnerët evropianë nga plani i zgjidhjes së krizës në Greqi të cilin e kanë propozuar anëtarët e BRICS, Brazili, Rusia, India, Kina dhe Republika e Afrikës Jugore.

“Dokumentet e publikuara tregojnë se Britania e Madhe kishte ndihmuar Shtetet e Bashkuara në spiunazhin me fokus në Evropën. SHBA-të duhet të jenë tronditur me komplikimet në planin gjeopolitik. Pyetja është nëse do të kthehet Bashkimi Evropian tani planit të BRICS-ut për Greqinë”, theksoi Assange.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.