🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.55 ▲3.34%
ARI 5,006 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,442 ▲ +0.69% ETH $2,321 ▼ -0.31% XRP $1.5298 ▲ +0.16% SOL $94.5800 ▼ -0.96%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.55 ▲3.34 % ARI 5,006 ▲0.07 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.55 ▲3.34 % ARI 5,006 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Xhafa: Politika të marrë përsipër fajin për situatën aktuale të drejtësisë

Politika duhet të marrë përsipër fajin për gjendjen aktuale të sistemit të drejtësisë. Kështu ka deklaruar kreu i komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafa. Ai tha se opozita ka një shans të mirë për të qënë pjesë konstruktive e procesit.

“Unë besoj që opozita ka një shans të mirë për të qënë pjesë konstruktive e këtij procesi. Së paku, në këto 16 vjet ka qënë 8 vjet në pushtet PD, dhe po aq edhe PS dhe aleatët e tyre. Kështu që më së paku do të duhej që politika e të gjithë krahëve të bënte një “mea culpa” për realitetin që kemi sot. Në fund të fundit është politika ajo që ka lejuar apo ndikuar që sistemi i drejtësisë sonë të karakterizohet me një sërë problematikash të thella që cënojnë dhe kanë cënuar pavarësinë e tij, llogaridhënien, efikasitetin dhe përgjegjshmërinë për të dhënë drejtësi për qytetarët”, tha Xhafa.

Kreu i reformës në drejtësi ka shprehur edhe rezerva lidhur me deklaratat e kreut të shtetit, Bujar Nishani.

“Ka një pikë që bashkohem me presidentin që është shumë e rëndësishme: vlera, integriteti moral dhe politik i personit që ulet në karrigen e Presidentit. Nuk jam dakord në shumë çështje që ka trajtuar dhe në gjuhën e përdorur për misionin e tij kushtetues, dhe nuk besoj se është punë të merresh me Presidentin e Republikës, as siç nuk mendoj që është punë të japësh intervista për të gjykuar apo intimiduar të tjerët. Nëse secili do kishte bërë punën e tij në gjithë këto vite dhe nëse të gjithë do të bëjnë shumë mirë punën e tyre sot, jam i bindur që nuk do të kishim këtë sistem drejtësie që kemi sot”, vijoi z. Xhafa.

Përsa i përket marrëdhënieve PS- LSI, Xhafa tha se nuk ka një krizë të koalicionit por kërkoi më shumë përgjegjshmëri për bashkëqeverisjen.

“Ka nevojë për më shumë përgjegjshmëri në këtë bashkëqeverisje në sensin e raporteve dhe brenda koalicionit. Nuk më duket serioze që shumë gjëra tëe trajtohen nëpërmejt deklaratve, intervistave apo Facebook”, tha Xhafa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.