Kronika

Xhafaj: Javën e ardhshme priten arrestime të tjera

Prioriteti kryesorë i Ministrisë së Brendshmë është lufta ndaj krimit të organizuar. Këtë ka konfirmuar mbrëmjen e së enjtes, Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, gjatë një interviste televizive. Ai shtoi se javën e ardhshme priten arrestime të rëndësishme për grabitjen e pronës shtetërore. Ai gjithashtu zbuloi dhe shifra që lidhen me krimin e organizuar në vendin tonë

“Në të gjithë Europën operojnë mbi 5000 grupe të strukturuara kriminale, sipas Europool dhe 60% e tyre janë në Bashkimin Europianë, teksa 15 grupe kriminale, sipas standardit të EUROPOL kanë lidhje me vendin tonë. Ndërsa nga Forca e Ligjit janë identifikuar 40 grupe kriminale në tërësi, por jo të nivelit të EUROPOL, të cilat janë nën hetim nga policia e Shqiptare. Shumica e këtyre grupeve kanë qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, pjesa tjetër me trafikim të qenieve njerëzore, krimeve ndaj njeriut dhe krimit ekonomik”, bëri me dije Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ai u shpreh se ne i kemi identifikuar grupet apo individët që janë në vendin tonë, por duhet kohë që hetimi të çojë policinë në kapjen e këtyre individëve. Ai garantoj se në këtë mandat qeverisës si Ministër i Brendshëm, ka prioritet luftën ndaj krimit të organizuar, teksa shtoi se krimet të cilat mund edhe të kenë bërë bujë kanë pas zanafillë konfliktet jashtë vendit. Ministri Xhafaj, gjithashtu tha se ka hetime në fazë të avancuar. “Javën që vjen mund të kemi arrestime të personave të cilët kanë kryer vjedhje të pasurive të shtetit”, tha Ministri i Punëve të Brendshme. “Shqipëria sot në botë konsiderohet një vend i sigurt dhe jo siç tentojnë shpesh ta pasqyrojnë mediat”, vijoi ai.

Xhafaj: Asnjë politikan i përlyer nuk do ti shpëtojë rrjetës së hetimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj, garantoi se asnjë nga politikanët e përlyer me krimin nuk do ti shpëtojë “Forcës së Ligjit”. Sipas Xhafaj brenda gjashtë mujorit të parë,  është koha që duhet për tu ngritur Byroja Kombëtare të Hetimit.

“Ju garantojë si Ministër i Brendshëm se nuk do të gjithë politikanët që janë përlyer me krimin do hetohen. Hetimi ekonomik të gjithë zyrtarëve të cilët ka dyshime se janë të përfshirë në një proces korruptiv. Shumë shpejt do të ngrihet dhe Byroja Kombëtare e Hetimit e cila është baza e Reformës në Drejtësi për hetimin e zyrtarëve të lartë”, tha Xhafaj.

Refuzimi i vizës së Llallës nga SHBA, Xhafaj: Lidhet me korrupsioni, nuk i shpëton “Vetting”-ut.

I pyetur lidhur me refuzimin e vizës për të udhëtuar drejt SHBA-ve të ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla, Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj, u shpreh se kjo duhet të ketë lidhje me korrupsionin. Sipas Xhafajt, procesi i Vetting-ut në drejtësi për këtë ka nisur për të kaluar të gjitha dosjet në sitë. “Nuk është çështje që më takon, më shumë kjo do ti shkonte si pyetje departamentit të SHBA-ve, gjithsesi, viza në SHBA refuzohet kur lidhet me korrupsionin dhe kjo nëse është e vërtet do vërtetohet nga Vetting-u që do i bëhet Llallës”, tha Xhafaj. “Edhe pse mund të jetë tërhequr nga prokuroria, dosja do të vlerësohet nga Vetting-u, sepse nëse aty ka shkelje duhet të hetohet, nëse jo dosja arkivohet”, vijoi Ministri Xhafaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button