Moda

Xixat, tendencat më shkëlqyese

Tendenca glitter për vjeshte/dimër 2014-15, kjo është një nder sekretet e para te treguara ne sfilatat dedikuar stinës se ftohte, dhe janë propozuar nga gjigandet e fashion system ata qe kane zgjedhur këtë diktat kaq shkëlqyes si zemrën e propozimeve te reja te tyre. Këpucë, çanta, syze dielli apo optike, bizhu apo foulard, fustan etj.

Këpucë dhe aksesore me xixa janë pa dyshim një nder must have për vjeshte/dimër 2014-15 qe ka pasur një impakt te madh ne boten e modës, dhe për te lancuar veshje te këtij lloji është një nder maison me te famshme ne nivel botëror Saint Laurent.

Duke u frymëzuar nga stili i këpucëve Dorothy, Hedi Slimane ka sjelle ne pasarele gjate Paris Fashion Week këpucë shume te shkëlqyeshme, behet fjale për çizme me xixa ne ngjyre te argjendte, mary janë me take te veshur me xixa por edhe çizme me motive te dekoruara, këpucë te propozuara për tu kombinuar me çanta, me xixa ne sfumaturat e argjendta, te arte apo te kuqe.

Por trendi i këpucëve me xixa ka arritur shpejt edhe tek brandet e tjera. Gucci ka shtuar ne koleksionin e tij vjeshte/dimër 2014-15 te këpucëve, sandale me xixa roze dhe bezhe me dopio rrip ne kavilje, ndërsa Stella McCarntey ka bere protagoniste slippers.

Ne fushën e çantave kane rene ne sy modelet e stilisteve me te njohur për stilin e tyre, nga Christian Louboutini tek Jimmy Choo i cili propozon edhe një version te Candy Bag me lëkurë me xixa. Rripa me xixa bëjnë për vete koleksionet e Raoul e Matthew Williamson, ndërsa ne sektorin e veshjeve hapësirë zënë fustanet me xixa si ne koleksionet e emrave te mëdha si Isabal Marant dhe Vivienne Westwood por edhe ne ato low cost si H&M dhe Zara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button