Bota

Yildirim: Ka filluar procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin

Kryeministri turk, Binali Yildirim, në lidhje me sulmin terrorist në Aeroportin Ataturk, ka deklaruar se “Janë përcaktuar ata të cilët e kanë ndërmarrë këtë sulm, ata që ndihmuan dhe nxitësit e sulmit. Janë të ndaluar 29 të dyshuar. Me kalimin e kohës do të dalin në pah detajet. Është e drejtë që ka shtetas të vendeve të ndryshme. Jemi duke i vlerësuar të gjitha mundësitë”.

Kryeministri i Turqisë, në një deklaratë për gazetarët theksoi ndër të tjera se “Edhe në Çanakkale do ta bëjmë urën Çanakkale 1915. Vitin e ardhshëm më 18 Mars në përvjetorin e përkujtimit të dëshmorëve të Çanakkalasë, inshallah kemi për qëllim të nisim me ndërtimin.”

Yildirim duke theksuar se anija “Lady Leyla” e cila ka për qëllim që të dërgojë ndihmat humanitare për njerëzit të cilët kanë nevojë në Gazë ka arritur në portin Ashdod tha se “Anija për Gazën arriti në port. Dje ishte nisur nga Mersini. Ka filluar procesi i normalizimit në kuadër të marrëveshjes së arritur me Izraelin. Në këtë kuadër njerëz të bamirësisë në vendin tonë, nën organizimin e shtetit tonë, AFAD dhe Gjysmëhënës së Kuqe dërguam një anije me më shumë se 10 mijë tonë ndihmë humanitare që të plotësojmë nevojat themelore, të jemi bashkë në gëzimin e tyre të Bajramit dhe ti ndajmë dhimbjet e më shumë se 1.5 milionë vëllezërve tanë palestinezë në Gazë. Lumturia më e madhe e jonë si komb është që fëmijët të hyjnë në Bajram duke i zvogëluar sado pak pikëllimet e tyre.”

– “Në ditët e ardhshme do të përjetojmë shumë ndryshime të ndryshme”

Yıldırım duke cekur edhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Rusinë tha se “Rusia është fqinji ynë i hershëm. Prishja e marrëdhënieve për një kohë të përkohshme ishte diçka e padëshirueshme nga asnjëri prej nesh, por tashmë ato ditë kanë mbetur prapa. Ne themi gjithmonë këtë; Është koha për rritjen e miqësive, pakësimin e armiqësive. Për këtë arsye e kemi shprehur se kemi objektiv parësor që të jemi miq me të gjithë vendet që rrethojnë Mesdheun, Detin e Zi, të shtojmë tregtinë, të zhvillojmë marrëdhëniet kulturore dhe turizmin, ku dhe për këtë vazhdojmë punimet pa ndërprerje. Jam i sigurtë që në ditët e ardhshme do të përjetojmë shumë ndryshime të ndryshme, do ti përjetomë së bashku me vende të tjera.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button