Teknologji

YouTube me aplikacion të veçantë për fëmijët

YouTube ka njoftuar se është duke e filluar një aplikacion të ri për telefona të mençur dhe tabletë që do të jetë i projektuar posaçërisht për fëmijët, dhe do të quhet YouTube Kids.

youtube-me-aplikacion-t-euml-ve-ccedil-ant-euml-p-euml-r-f-euml-mij-euml-t_hdAplikacioni i ri YouTube Kids do të tregojë përmbajtje që është projektuar posaçërisht për fëmijët, dhe videot do të shfaqen në katër kategori të cilat përfshijnë emisionet, të mësuarit, muzikën dhe eksplorimin.

Në projektin e ri të YouTube janë bashkuar edhe me një numër i kompanive që ofrojnë përmbajtje të kushtuar fëmijëve, dhe këto kompani përfshijnë emrat e mëdhenj të industrisë sikurse Dreamworks TV, Mother Club Goose dhe Jim Henson TV.

Aplikacioni do të vijë edhe me përcaktuesin e kohës, për t’ua mundësuar prindërve të vendosin se sa kohë do të shpenzojnë fëmijët e tyre në përmbajtjen e ofruar.

Google do ta lansojë aplikacionin e ri YouTube Kids më 23 shkurt, dhe fillimisht i njëjti do të vihet në dispozicion në sistemin operativ Android.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button