Zbardhet dëshmia e 29-vjeçarit: Pse i vrava nënën dhe babain në derë të shtëpisë
Zbardhet dëshmia e 29-vjeçarit i cili mëngjesin e ditës së djeshme tronditi opinionin publik duke vrarë me armë gjahu prindërit e tij të moshuar në prag të derës së shtëpisë në fshatin Xhafzotaj.
Ndonëse aktualisht ndodhet në gjendje shumë të rënduar psikologjike, policia ka mundur të marrë dëshminë e parë të Leo Nikës lidhur me krimin e rëndë në familje.
Ai ka deklaruar para policëve se sherri ka nisur për para. Ai u ka kërkuar para për të ikur në Itali, por të moshuarit sipas tij nuk i janë përgjigjur.
“Debati nisi për çeshtje parashë. Kalova gjithë natën pa gjumë i stresuar, pasi prindërve u kërkova para për të ikur në Itali. Ata nuk më dhanë para, aty nisi sherri mes nesh. Nuk mbaj mend se si i qëllova prindërit”, ka deklaruar i riu para hetuesëve, ndërsa aktualisht ai po mbahet nën vëzhgim në komisariatin e Durrësit, për shkak të gjendjes së rëndur psikologjike që ndodhet prej ditës së djeshme.
Leo Nika ishte i martuar dhe ka një vajzë të vogël. Gruaja e fëmija jetojnë në shtëpinë e prindërve të saj, ndërsa prej kohësh Leo Nika ishte i papunë dhe në varfëri.