☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,175 ▼ -4.05% ETH $1,990 ▼ -3.98% XRP $1.3248 ▼ -3.05% SOL $82.6800 ▼ -4.71%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Zbardhet pas nëntë muajsh vrasja e deklaruar si vdekje natyrale

Tiranë

Fatjon Tahiri ndërroi jetë në janar, u qëllua me sende të forta për pronën nga Tatjan Gjashta

vrasjaZbardhet pas 9-muajsh vrasja e 34-vjeçarit Fatjon Tahiri. Si autor të krimit policia ka arrestuar Tatjan Gjashtën, 33 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 24 janar 2014, në afërsi të rrugës “Ali Pashë Gucia” në Tiranë dhe motivi ka qenë për shkak të konflikteve të pronësisë. Burimet policore bëjnë me dije se Familja Gjashta dhe Tahiri, ishin përfshirë në një konflikt të ashpër, për një pronë që e pretendonin të dyja palët. Situata kishte shkuar deri në kanosje e kërcënime serioze për jetën. Më 24 janar të këtij viti, palët janë takuar me njëra-tjetrën, në rrugën e lartpërmendur. Tahiri dhe Gjashta janë konfliktuar ashpër mes tyre, duke shkëmbyer fjalë fyese. Më pas situata ka degjeneruar në përleshje fizike dhe autori i dyshuar i krimit ka përdorur sende të forta në goditjen e 34-vjeçarit. Më pas, ai është larguar nga vendi i krimit, për të humbur gjurmët. Fillimisht policia e raportoi si vdekje natyrale. Pavarësisht kësaj, familjarët kërkuan që të bëhen hetime për vdekjen e Fatjon Tahirit. Trupi u dërgua në morg dhe ekspertët e Mjekësisë Ligjore konstatuan shenja dhune në trupin e kufomës. Mendohet se goditjet e rënda në pjesë të ndryshme të trupit, shkaktuan vdekjen e 34-vjeçarit. Pas marrjes në dorëzim të raportit, policia nisi hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, në dukje kriminale. Ajo shkoi në familjen Tahiri dhe mori dëshmitë e të afërmeve të viktimës. Gjatë kësaj procedure, familjarët thanë se prej kohësh kishin konflikte pronësie me familjen Gjashta. Ato kishin qenë të shpeshta dhe dyshimet e vetme i ngrinin mbi të arrestuarin e dy ditëve më parë. Tatjan Gjashta fillimisht ka menduar se policia nuk ka pasur dyshime mbi autorësinë e krimit. Ai ka vijuar i qetë jetën. Më 24 shtator të këtij viti, Gjykata e Tiranës ka lëshuar ndaj tij masën e arrestit me burg për veprën penale të vrasjes me dashje, vendim të cilin policia e ekzekutoi në të njëjtën ditë. Dosja për vrasjen e Fatjon Tahirit ende nuk ka përfunduar, pasi grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të krimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.