☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,813 ▼0.18%
DOW 47,887 ▼0.62%
NASDAQ 22,864 ▲0.18%
NAFTA 98.28 ▲0.42%
ARI
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,889 ▲ +0.61% ETH $2,244 ▲ +1.12% XRP $1.3516 ▼ -0.41% SOL $84.7400 ▲ +0.82%
S&P 500 6,813 ▼0.18 % DOW 47,887 ▼0.62 % NASDAQ 22,864 ▲0.18 % NAFTA 98.28 ▲0.42 % ARI S&P 500 6,813 ▼0.18 % DOW 47,887 ▼0.62 % NASDAQ 22,864 ▲0.18 % NAFTA 98.28 ▲0.42 % ARI
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

Zbulim në ujërat e Vlorës: Arkeologët gjejnë rrënojat e një kështjelle dhe një porti

Një ekip i udhëhequr nga arkeologë të Universitetit të Southamptoin kanë gjetur rrënojat e pazbuluara të një kështjelle dhe një porti në afërsi të Vlorës në Shqipëri, duke e bërë atë një vend shumë më të rëndësishëm nga sa ishte menduar fillimisht, shkruan gazeta angleze ‘Daily Echo’.

Ekipi i akademikëve po realizonte kërkime në zonën arkeologjike të Triportit në gjirin e Vlorës dhe zhytësit zbuluan një shtesë prej tetë akrash të një strukture të përmbytur, duke iu shtuar kështu rrënojave aktuale prej 12 akrash.

Sipas zbulimit mendohet se Triporti ka qenë një vendbanim i madh gjatë periudhës romake dhe mund të ketë pasur lidhje me qytetin e vjetër të Aulonës, Vlora e sotme.

Ekspedita e 14 studiuesve u udhëhoq nga Peter Campbell i Universitetit të Southamptonit, si dhe Neritan Ceka nga Institutit Arkeologjik Shqiptar dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit.

Triporti u ofronte anijeve ankorim të sigurt dhe ishte i lidhur me qytetet e lashta përmes rrugëve kryesore Romake. Kjo zonë u eksplorua fillimisht në shekullin XX dhe me studime të mëtejshme ne vitin 2000.

Gjatë këtij projekti janë zbuluar spiranca më përbërje guri apo hekuri, amfora etj. Objekte të tjera të lashta të gjetura përfshijnë tjegulla për shtëpitë, pllaka, dhe kana uji.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.