🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,890 ▼ -0.21% ETH $2,053 ▼ -0.51% XRP $1.3182 ▲ +0.9% SOL $80.2700 ▲ +1.53%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kosova

Zëdhënësi i BE-së e thotë hapur: Kosova s’mund të aplikojë për anëtarësim në BE

Se Kosova nuk trajtohet si shtet sovran dhe i pavarur nga BE-ja dihej, por zyrtarë të Bashkimit Evropian gjithmonë e kanë relativizuar këtë duke përmendur “perspektivën evropiane” për të.

Deri më tani nuk është thënë në mënyrë aq të prerë se Kosova për BE-në nuk është shtet dhe nuk mund të aplikojë për anëtarësim në BE, siç e ka bërë dy ditët e shkuara në konferencë për shtyp Peter Stano, zëdhënës për çështjen e Politikës së Jashtme dhe Siguri, dhe zëdhënës i përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, i cili ka marrë përsipër edhe përgjigjet në pyetjet rreth punës së të dërguarit të posaçëm për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, shkruan KOHA Ditore.

Stano e ka thënë këtë duke u përgjigjur në pyetjen se a mund të aplikojë Kosova për anëtarësim në BE, pasi tash edhe ka dhënë zotime në dokumentet e nënshkruara në Washington, ku ka premtuar se nuk do të kërkojë anëtarësime në organizatat ndërkombëtare. Stano nuk ka dashur ta komentojë atë që ka ndodhur në Washington, duke thënë se u takon palëve e jo BE-së, por është kufizuar në sqarime lidhur me mundësinë që Kosova të aplikojë për anëtarësim në BE.

“Sa i përket pyetjes tuaj se a do të mund Kosova të aplikojë për anëtarësim në BE, kam frikë se më duhet tua rikujtoj faktin se janë ende pesë shtete anëtare të cilat nuk e kanë njohur. Kosova nuk është ende në gjendje të bëjë aplikimin formal për anëtarësim në BE”, ka thënë ky zëdhënës i BE-së, duke shtuar më pas se “Kosova, megjithatë, ka një perspektivë të qartë evropiane”. Ka thënë se BE-ja po punon me vite në mënyrë intensive me Kosovën, popullin dhe me përfaqësuesit e Kosovës, në mënyrë që t’u ndihmohet për të lëvizur drejt integrimeve evropiane dhe në një moment të jetë e mundur të aplikojë edhe për anëtarësim. Ai e ka quajtur dialogun dhe normalizimin e raporteve me Serbinë si një gjë që është e ndërlidhur me procesin e integrimeve në BE për të dyja palët, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, dhe se asnjëra nuk mund të hyjë në BE në fazën finale pa i normalizuar raportet… “/koha ditore/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.