🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,417 ▼ -3.55% ETH $2,003 ▼ -3.15% XRP $1.3365 ▼ -1.94% SOL $83.3400 ▼ -3.27%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Zgjedhjet, 13 milionë euro fillojnë të “fluturojnë” jashtë bankave në prill

Historikisht çdo periudhë parazgjedhore në dy dekadat e fundit është shoqëruar me një rritje të parasë jashtë bankave, teksa intensifikohen shpenzimet (zyrtare dhe jo zyrtare) për fushatat e partive politike.

Ndonëse ky vit nuk ka qenë normal dhe fushata zyrtarisht ka nisur vetëm javën e fundit, pasi Edi Rama dhe Lulzim Basha arritën që marrëveshje ku Partia Demokratike pranoi të hynte në zgjedhje, sërish tendenca e rritjes së parave jashtë banke është konstatuar që në prill.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, paraja jashtë sistemit bankar (korporatave depozituese) në muajin prill shënoi një rritje me gati 2 miliardë lekë në prill (13 milionë euro), për herë të parë përgjatë këtij viti, duke arritur në  246 miliardë lekë, apo gati 1.8 miliardë euro.

Dy periudhat kur tradicionalisht ka rritje të parasë në qarkullim jashtë bankave janë në korrik-gusht kur vijnë emigrantët dhe turistët dhe dhjetor, kur sërish ka prurje nga emigrantë, ndërsa gjatë muajve të tjerë përgjithësisht ky tregues shënon rënie.

Përjashtim kanë bërë vetëm periudhat para zgjedhore, kur paraja jashtë bankave shënon rritje të pazakontë. P.sh. në maj-qershor 2015, para zgjedhjeve vendore, ky tregues u rrit me gati 10 miliardë lekë. Në prill -maj 2013, për zgjedhjet e përgjithshme paraja jashtë bankave shënoi rritje me rreth 9 miliardë lekë, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë. Në prill qershor 2009, ky indikator u zgjerua me rreth 6.6 miliardë lekë.

Periudhat para zgjedhore tradicionalisht shoqërohen me rritje të inflacionit (për shkak të rritjes së parasë në qarkullim) dhe zhvlerësim të monedhës vendase. Por këtë vit, aktorët e tregut valutor kanë konstatuar një  rritje të pazakontë të përdorimit të euros këtë prag fushate, që ata e cilësojnë dhe si një ndër arsyet e zhvlerësimit të fortë të monedhës europiane në tregun vendas.

Gjatë ditës së djeshme, euro arriti një tjetër rekord në tregun vendas, duke u këmbyer me 134.14 lekë, niveli më i ulët që nga shtatori 2009. Teksa euro në bursa vijon të mbetet relativisht e fortë, në 1.11 USD, larg nivelit prej 1.05USD ku zbriti në dhjetor të vitit të kaluar, oferta e lartë e brendshme për valutë mbetet arsyeja kryesore që po forcon lekun në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.