🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,655 ▲ +0.44% ETH $2,004 ▲ +1.12% XRP $1.3425 ▲ +0.62% SOL $83.0200 ▲ +0.07%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet 2017, Vasili takon kreun e misionit të OSBE/ODIHR

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili priti në një takim Kreun e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, Peter Tejler, me të cilin diskutuan në lidhje me zgjedhjet e 25 qershorit.

Gjatë takimit, Vasili theksoi se këto zgjedhje duhet të zhvillohen në një klimë sa më të qetë dhe se fushata zgjedhore duhet të përqendrohet te gara mes programeve të partive si dhe rritja e besimit te Parlamenti i ardhshëm.

“Lëvizja Socialiste për Integrim ka promovuar në listat e saj për deputetë të rinjtë dhe gratë, duke i dhënë një moral dhe cilësi Parlamentit të ardhshëm”,- u shpreh Kryetari i LSI, Vasili.

Nga ana e tij, kreu i Misionit të Vëzhgimit, Peter Tejler ndau mendimin që zgjedhjet të jenë sa më paqësore dhe në respektim të ligjit zgjedhor. Sipas z. Tejler, këto janë objektivat më të rëndësishme që këto zgjedhje duhet të realizojnë për të ardhmen e vendit.

Gjithashtu, Tejler shprehu gatishmërinë për të mbajtur kontakte të vazhdueshme me Lëvizjen Socialiste për Integrim për problematikat që lidhen me procesin zgjedhor të 25 qershorit.

Sakaq, Vasili konfirmoi gatishmërinë për një bashkëpunim intensiv me OSBE/ODIHR dhe me kreun e misionit, Peter Tejler.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.