Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,865 ▼ -3.45% ETH $2,079 ▼ -5.14% XRP $1.3927 ▼ -3.85% SOL $87.2300 ▼ -5.47%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet-KQZ:Sanksione ndaj vendorëve që nuk sjellin informacion për QV-të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve paralajmëroi sot ‘me vendosje gjobash dhe procedim penal për shpërdorim detyre’ drejtuesit vendorë, të cilët sipas ligjit, nuk kanë përcjellë në KQZ informacionin për qendrat votimit(QV), në kuadër të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit.

drilona-hoxhajNë një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Komisionit Drilona Hoxhaj bëri të ditur se KQZ në mënyrë të përsëritur ka ngritur shqetësimin për moszbatimin e kodit zgjedhor nga krerët vendorë, të cilët brenda datës 26 janar, duhet të dorëzonin pranë KQZ-së informacion për QV-të dhe hartat zgjedhore.
“Deri tani kanë sjellë informacion 126 njësi vendore, të cilat kanë propozuar vendosjen në ambiente private të 428 QV, nga të cilët vetëm 13 e kanë sjellë informacionin e plotë. Ndërkohë, 110 kryetarë të njësive vendore kanë sjellë informacion të paplotë, duke mos referuar arsyet pse qendrat e votimit nuk mund të vendosen në ambiente publike dhe duke dërguar vetëm një alternativë, ndërsa kodi zgjedhor përcakton se për çdo QV propozimi duhet të paraqitet në dy objekte alternative private.

KQZ i kërkon te gjithe kryetarëve te njësive vendore të përmendur më lart, të sjellin menjëherë informacionin e kërkuar pranë KQZ-së, pasi po pengojnë punën e Komisionit në përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore, për zgjedhjet e 21 Qershorit. “Ky është paralajmërimi i fundit, pasi KQZ do të vijojë me vendosjen e sanksioneve administrative (gjoba) dhe me procedim penal për shpërdorim detyre”, përfundon deklarata e zëdhënëses.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.