🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 112.23 ▼0.16%
ARI 4,690 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $69,142 ▼ -0.84% ETH $2,128 ▼ -1.09% XRP $1.3202 ▼ -2.39% SOL $80.3600 ▼ -2.57%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.23 ▼0.16 % ARI 4,690 ▲0.12 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 112.23 ▼0.16 % ARI 4,690 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet më 13 tetor? Rama: Nuk e njoh këtë datë. Të fokusuar tek qeverisja vendore

Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të takimit me drejtuesit socialistë tha se është i gatshëm për diskutim në lidhje me zgjidhjen e krizës politike, por pa vënë në diskutim mandatet.
“Jemi të gatshëm për diskutim, por jo për mandatin tonë”, tha Rama.
Ndër të tjera,  Rama deklaroi se u bë një diskutim me pjesëmarrjen e të gjithë socialistëve për të vijuar procesin e brendshëm.
“Kemi pasur një diskutim të gjatë me pjesëmarrjen e të gjithëve për të vijuar procesin e brendshëm, sepse kemi mësuar që pas çdo procesi zgjedhor pavarësisht fitores është shumë e rëndësishme të kuptojmë se ku janë problemet që duhen trajtuar dhe të përpiqemi së bashku të lexojmë votën, të lexojmë pritshmërinë, të lexojmë atë që është baza e formësimit të një qasjeje strategjike elektorati.
Diskutimi është lidhur me ndërtimin e strategjisë afatmesme dhe afatshkurtër, afatgjatë zgjedhjet e qershorit të 2021, si afatshkurtër gjithë procesin e brendshëm të zgjedhjeve në PS, kombinuar me gjithë procesin e planifikimit dhe administrimit të gjithë këtyre territoreve, që tani i janë besuar drejtuesve socialistë në bashkitë e vendit”, tha shefi i socialistëve.
Rama: Për mua 13 tetori është si gjithë datat e tjera
Ndërkohë, shefi i qeverisë tha se është i angazhuar për të filluar mbarë procesin e qeverisjes vendore, ku Partia Socialiste ka ngritur tre këshilla drejtues. Kreu i qeverisë tha se nuk e njeh 13 tetorin si datë zgjedhjes, datë e cila është caktuar nga presidenti Meta.
“Përpiqemi që të lexojmë votën dhe pritshmërinë. Pas  zgjedhjeve me rëndësi është që të kuptojmë problemet. Tashmë bashkitë i janë besuar drejtuesve socialistë. Zgjedhjet janë bërë me  30 qershor. Jemi shumë të angazhuar për të filluar mbarë procesin e qeverisjes vendor edhe kemi ngritur 3 këshilla drejtues nga unë, kreu i kuvendit dhe sekretari i përgjithshëm. Ky është fokusi jonë. E kemi sfidën me problemet e njerëzve dhe të vendit, jo me problemet e brendshme të opozitës jashtëparlamentare apo të presidencës. Për mua 13 tetori është si gjithë datat e tjera”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.