☁️
Tiranë 17°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.83 ▲3.89%
ARI 4,447 ▼2.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,357 ▼ -3.11% ETH $2,069 ▼ -5.24% XRP $1.3723 ▼ -3.79% SOL $87.6100 ▼ -5.61%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.83 ▲3.89 % ARI 4,447 ▼2.31 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.83 ▲3.89 % ARI 4,447 ▼2.31 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet në Dibër: Mbyllen QV-të, KQZ: Pjesëmarrja rreth 53 përqind

Në orën 19:00 qendrat e votimit në Dibër nisën të mbyllen dhe nga të dhënat paraprake të siguruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zgjedhje kanë marrë pjesë rreth 53 përqind e votuesve.
KQZ doli në një deklaratë për mediat pak pas orarit zyrtar të mbylljes së qendrave të votimit, ku njoftoi edhe pjesëmarrjen sipas QV-ve dhe gjininë.
Sipas Komisionit, nga të dhënat e grumbulluara deri më tani kanë votuar 53 përqind e personave me të drejtë vote, nga të cilët pak më shumë se 30 përqind kanë qenë gra.
“KQZ informon se ka filluar procesi i mbylljes së qendrave të votimit dhe ka filluar edhe dorëzimi i bazës materiale. Në momentet në vijim do të japim një informacion më të saktë për këtë proces.
Nga 118 qendra votimi, 107 kanë sjellë të dhëna të sakta për pjesëmarrjen. Në votime kanë marrë pjesë 53 përqind e votuesve. 42 për qind kanë qenë femra. Nuk kanë munduar baza materiale, siç është pretenduar”, bëri me dije zëdhënësja e KQZ-së.
Ndërkohë, ambienti ku do të numërohen votat është gati dhe në pritje të mbërritjes së kutive të para për të numëruar. Por procesi i numërimit nuk mund të nisë pa mbërritur në KZAZ të gjitha kutitë, proces ky që pritet të fillojë rreth mesnatës dhe nëse zhvillohet pa shkëputje, zgjat rreth 4 orë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.