Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.21 ▲3.2%
ARI 4,431 ▼2.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,651 ▼ -2.46% ETH $2,083 ▼ -4.65% XRP $1.3753 ▼ -3.18% SOL $88.2600 ▼ -4.64%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.21 ▲3.2 % ARI 4,431 ▼2.67 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.21 ▲3.2 % ARI 4,431 ▼2.67 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet në Dibër: Pa filluar numrimi i votave PS e PD shpallin fituesit!

Sapo janë mbydhur kutitë e votimit, pa ardhur ardhur materialet zgjedhore, pra pa filluar numrimi i votave, deputetja socialiste Blerina Gjylameti e cila ka qenë në terren në Dibër për të menaxhuar procesin zgjedhor, tha se fitorja e kandidatit të majtë gjendet në kutitë e votimit, Muharrem Rama do të dalë fitues. “Fitorja e kandidatit tonë është brenda kutive dhe këtë do ta dëshmojmë në fund të numërimit”, u shpreh Blerina Gjylameti. Deklarata e saj u bë rreth orës 19:45, vetëm pak çaste pasi ishte mbyllur procesi i votimit.

Reagon menjëhere kampi tjetër politik, ai i opozitës. Ashtu siç kampi i majtë sheh fitore në Dibër ende pa u numëruar asnjë votë, edhe demokratët janë entuziastë në fitoren e kandidatit të tyre. Zëdhënësja e Shtabit të Partisë Demokratike në Dibër, Irini Shehu, mjaft optimiste edhe në mimikën e saj, foli për fitoren e kandidatit të djathtë Sherefedin Shehu.

“Procesi ka vijuar i qetë pavarësisht skemës së blerjes së votave dhe veprime kriminale. Tani që procesi ka përfunduar me rëndësi është mbarëvajtja dhe numërimi. Nga informacionet paraprake ka fituar Sherefedin Shehu.”

E pyetur nga gazetarët më konkretisht për entuziazmin e deklaruar për fitoren e Shehut, zëdhënësja tha:

“Prisni dhe pak do ta tregojë vetë rezultati“.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.