🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.58 ▼2.06%
ARI 4,654 ▲1.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,074 ▼ -1.55% ETH $2,144 ▼ -2.59% XRP $1.4525 ▼ -0.67% SOL $89.3600 ▼ -0.81%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.58 ▼2.06 % ARI 4,654 ▲1.06 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.58 ▼2.06 % ARI 4,654 ▲1.06 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet vendore, KVV publikon raportin: Mungon vullneti politik

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka publikuar këtë të hënë Raportin e Parë të Ndërmjetëm për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, ndërkohë që ka paraqitur disa rekomandime për institucionet përgjegjëse, por edhe për partitë politike.

gerta-meta-1024x619KVV theksoi rëndësinë që kanë zgjedhjet e 21 Qershorit, si të parat pas marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE, ndaj “duhet konsideruar me prioritet plotësimi i pritshmërive”.

Ndërsa plotësimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u cilësua “pozitiv, edhe pse me vonesë”, raporti kritikon ngathtësinë e deritanishme për ndërtimin e komisioneve zonale të administrimit zgjedhor.

“Vullneti politik vazhdon të mungojë. Nuk ka asnjë lëvizje nga Parlamenti për ndërtimin e komisioneve zonale të administrimit zgjedhor. Kuadri për zgjedhjet nuk u plotësua me propozimet e paraqitura, ndaj për këtë arsye mbeti i paplotë. Në funksionimin e KQZ-së vërehen disa përmirësime, por ka dhe disa sjellje jo konform frymës së ligjit. KQZ ndërkaq nuk ushtron në mënyrë të plotë autoritetin dhe kompetencat e dhëna në të gjitha hallkat”, ishin disa nga konstatimet e përfaqësuesve të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë.

Ata apeluan ndaj partive politike që të rrisin pjesëmarrjen e grave, “në mënyrë që të kenë përfaqësim të barabartë zgjedhor në të gjitha nivelet e administrimit të zgjedhjeve”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.