Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,682 ▼ -0.13% ETH $1,996 ▼ -1.36% XRP $1.3295 ▼ -1.33% SOL $82.1700 ▼ -1.11%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

“Zhduken” bizneset; Kreditorët, Tatimet e punonjësit i kërkojnë

Janë me dhjetëra rastet, kur biznese, individë, organet tatimore, apo dhe bankat i drejtohen gjykatës dhe përmbaruesve për të kërkuar një detyrim të pashlyer, por kompania borxhlije rezulton e larguar nga adresa zyrtare që ajo ka dhënë. Kjo e vështirëson marrjen mbrapsht të detyrimeve përmes organeve ligjore, ndërsa tregon informalitetin e lartë të bizneseve shqiptare, mungesën e korrektesës në marrëdhëniet mes palëve, nivelin e sipërmarrjeve të ekonomisë shqiptar, por dhe vështirësitë me të cilat po hasen shumë prej tyre, që shoqërohen me mbyllje e falimentime të sipërmarrjeve.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka shpallur disa herë hapjen e procedurave të falimentit për kompaninë Kuid (pjesë e ish-grupit Taçi Oil), por në fletëthirrjen e dërguar rezulton shënimi “Larguar”. Seanca e radhës pritet të zhvillohet në 26 maj.

Edhe shoqëria Taçi Kontruksion Millenium rezulton me shënimin larguar, ndërsa kërkohet nga kreditori Alek Moçi (kompania në QKB rezulton e çregjistruar që në prill të vitit 2015).

Të shumtë janë dhe punonjësit që kërkojnë marrjen e pagave tek shoqëria e naftës ARMO, por edhe njoftimet e tyre kthehen me shënimin se adresa nuk gjendet.

Shoqëria Future Call, me aktivitet në call center, është paditur nga tre ish-punonjës të saj për detyrimin e pagimit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, por Gjykata është detyruar të bëjë njoftim me shpallje, pasi kompania rezulton se nuk merr dijeni proceduralisht në adresën e shënuar Future Call rezulton në QKB që ka kaluar me status të pezulluar në fund të tetorit 2016. Future Call ishte krijuar në maj të vitit 2015 me aktivitet në shërbimet e call center “in dhe out-band”; -promovimin dhe menaxhimin e fushatave publicitare.

Arjan Zykollari, person fizik, kërkon likuidimin e një fature nga kompania “Albania Food Production”, por njoftimi drejtuar të paditurit ka ardhur me shënimin larguar.

Probleme kanë edhe personat që kanë porositur për të blerë një shtëpi, por ndërtuesi nuk gjendet më. Arben Zenelaj ka paditur shoqërinë “Bitraj-98”, për përmbushjen e kërkesave të një kontrate porositëse të lidhur që në vitin 2008, si dhe shpërblim dëmi pasuror. Fletëthirrja është kthyer nga shërbimi postar me shënimin “larguar”. Kompania rezulton ende aktive në QKB, por urdhrat e sekuestros ndaj saj janë të shumtë.

Një shqetësim të ngjashëm ka dhe Arjan Agaraj, i cili kërkon kthimin e një shume nga kompania ndërtuese Kristi Ko, por kjo e fundit sërish nuk gjendet në adresën e dhënë.

Përmbaruesit: rastet janë shtuar

Gelas Yzo nga Shoqëria përmbarimore EPSE, pohon se ligjërisht kur nuk gjendet adresa, personi i paditur quhet i njoftuar kur bëhet shpallja në QKB. Në rast se paditësi ka të dhëna për pasuritë e lëna si detyrim, atëherë përmbaruesit i gjurmojnë këto prona apo llogari. Në rastet kur nuk i gjen ndonjë pronë, llogari, apo aset, atëherë çështja pushohet.

Yzo thotë se ka shumë raste të tilla, kur debitorët nuk gjenden dhe urdhri i sekuestros nuk arrin të ekzekutohet.

permbaruesit

“Monitor”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.