☁️
Tiranë 9°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,841 ▲ +1.63% ETH $2,019 ▲ +1.87% XRP $1.3435 ▲ +1.62% SOL $83.1600 ▲ +1.18%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Zhupa: Të ndalin menjëherë punimet në lagunën “Vjosë-Nartë

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa deklaroi se “Partia Demokratike është pro ndërtimit të një Aeroporti për Vlorën dhe e mbështet zhvillimin, por nuk mund të pranojë kurrë që të shkelen ligjet, konventat, të cenohen standardet evropiane, të rrezikohesh shkatërrimi i mjedisit vetëm për një kapricio kryeministrore edhe projekte pa plane të mirëfillta”.

Në një deklaratë për mediet, Zhupa u shpreh se  PD mbështet vendimin e Komitetit të Konventës së Bernën dhe shqetësimet e BE për Aeroportin e Vlorës ndërsa kërkoi ndalimin e menjëhershëm të punimeve në lagunën “Vjosë-Nartë”.

“Partia Demokratike e ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme edhe publike shkeljen e ligjeve dhe konventave në procesin për ndërtimin e Aeroportit të ri të Vlorës.  Ashtu siç pritej, edhe  Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës u kërkoi autoriteteve shqiptare pezullimin e punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës dhe ndërmarrjen e një programi gjithëpërfshirës të monitorimit të jetës së egër dhe rishikimin e të dhënave të Raportit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për zonën ku po ndërtohet aeroporti”, tha Zhupa.

“Bashkimi Evropian e ka përfshirë në mënyrë të përsëritur në Progres Raportet për Shqipërinë shqetësimin. Në Progres-Raportin të Komisioni Evropian shkruhet për aeroportin në zonën “Vjosë-Nartë”, se është në “konflikt me ligjet kombëtare dhe konventat ndërkombëtare të mbrojtjes së larmishmërisë biologjike, të cilat Shqipëria i ka ratifikuar”, theksoi Zhupa.

“Mjedisi është një çështje thelbësore për BE-në. Nëse qeveria shqiptare vazhdon me këmbëngulje të shkelë konventat, te mos zbatoj rekomandimet e Bashkimit Evropian kjo është kosto e madhe për qytetarët shqiptarë në rrugën e integrimit. Nga ana tjetër është edhe një kosto e madhe mjedisore për lagunën Vjosë-Nartë me risk të lartë edhe për vetë sigurinë aeroportuale në rast se vazhdohet në këtë rrugë”, tha Zhupa.

“Çdo nismë në shkelje të kontratave dhe konventave evropiane është atentat kundër Shqipërisë dhe integrimit”, tha Zhupa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.