🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 111.71 ▼0.62%
ARI 4,696 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $69,176 ▼ -0.91% ETH $2,129 ▼ -1.14% XRP $1.3208 ▼ -2.42% SOL $80.3800 ▼ -2.62%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 111.71 ▼0.62 % ARI 4,696 ▲0.24 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 111.71 ▼0.62 % ARI 4,696 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Amerika

Zjarret në Kaliforni, autoritetet nuk mund t’i ndalin

“Zjarri i Apokalipsit” është nofka që banorët e Kalifornisë Jugore i kanë vënë furisë së flakëve që po shkrumbon vendbanimet e tyre, ndërsa autoritetet thonë se situata është e paprecedentë dhe vatra zjarri kaq agresive nuk mbahen mend prej vitesh.

Pavarësisht përpjekjeve kolosale prej më shumë se 24 orësh të 1300 zjarrfikësave, autoritetet lajmëruan se zjarret jo vetëm që nuk janë ndalur, por nuk ka qenë e mundur as të frenohen sadopak. Temperaturat e larta në zonë dhe erërat e forta kanë shtyrë flakët me shpejtësi duke bërë të pavlefshme përpjekjet njerëzore.

Përballë një situate të tillë të paprecedentë, policia amerikane dha urdhër evakuimi për më shumë se 82 000 njerëz. Mësohet se më shumë se gjysma e tyre janë larguar nga banesat, ndërsa pjesa tjetër pret me valixhe në dorë nëse flakët do të ndalen apo jo.

Mediat amerikane raportuan për skena paniku dhe kaosi, ndërsa njerëzit e frikësuar ia mbathin me nxitim ndërsa flakët që përparonin me shpejtësi i ndiqnin vetëm pak metra më pas. Flakët kanë shkatërruar shumë shtëpi dhe gjithashtu kanë penguar ndjeshëm transportin mes Kalifornisë dhe Nevadës. Autoritetet amerikane thanë se kur kriza të mbarojë, shumë familje do të kthehen në shtëpi dhe nuk do të gjejnë asgjë.

Nuk ka një raport për numrin e saktë të shtëpive të djegura, por zjarrfikësit thonë se janë me qindra.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.