Kronika

Zjarri në ashensor, gruaja që vdiq ishte 6-muajshe shtatzënë

Nëna 30-vjeçare, që ndërroi jetë të premten nga zjarri në ashensor, ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Ajo ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë, që nuk arriti ta sillte në jetë, pasi vdiq tragjikisht mes flakëve, raporton “Panorama”.

Drilona Duriçi e kishte përdorur edhe 2 orë më parë ashensorin ditën e ngjarjes, kur dërgoi djalin në shkollë.

Herën e dytë kur ajo po zbriste nga shtëpia ndodhi ngjarja tragjike.

Policia dyshon se shkak për ngjarjen mund të jetë bërë edhe mungesa e një kontrolli teknik të ashensorit.

Nga hetimet dhe pyetja e dëshmitarëve ka rezultuar që prej rreth 4 muajsh, nuk ishte kryer asnjë kontroll.

Personi përgjegjës që merrej me mirëmbajtjen e ashensorit kishte hequr dorë nga kjo punë, për shkak se banorët nuk e paguanin, shkruan “Panorama”.

Ky person është shoqëruar dhe është marrë në pyetje në Komisariatin nr.4 të Policisë së Tiranës, bashkë me disa banorë të pallatit, që kanë konfirmuar të njëjtën gjë.

Nga ana tjetër, pallati në rrugën e “Thesarit” te zona e “Freskut” ku ndodhi ngjarja, nuk kishte administrator, ndryshe nga pallatet e tjera në atë zonë.

Amortizimi, mungesa e mirëmbajtjes, por edhe cilësia e dobët e ashensorit e instalimeve në të, duket se ka sjellë zjarrin që i mori jetën 30-vjeçares.

Në këto rrethana, ngjarja është referuar si aksidentale në Prokurorinë e Tiranës, pa autor të dyshuar dhe pa akuzë konkrete

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button