🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 104.22 ▼1.52%
ARI 4,373 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,826 ▼ -1.92% ETH $2,399 ▼ -3.44% XRP $1.2922 ▼ -7.92% SOL $97.0900 ▼ -3.88%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 104.22 ▼1.52 % ARI 4,373 ▲0.92 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 104.22 ▼1.52 % ARI 4,373 ▲0.92 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

Zonat e Lira: Rinis gara, më 23 dhjetor tenderi i ri për Spitallën

Ministria e Ekonomisë ka çelur sërish garën për operimin e zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik në Spitallë.

Sipas njoftimit, ofertat do të hapen më 23 dhjetor të këtij viti. Tenderi për zonën e lirë të Spitallës në një sipërfaqe prej 500 hektarësh, për 99 vjet, dështoi në fillim të këtij viti kur qeveria shqiptare shpalli fituese kompaninë kineze “Zhejiang Haiteng Investment Co” dhe “Bejing Dongrun Tongbao Technology Co, kur pas hulumtimeve rezultoi se ofertuesi nuk ishte serioz për të zhvilluar parkun e parë teknologjik në vendin tonë.

Zona e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik shtrihet në afërsi me Portin e Durrësit, më të madhin dhe më të rëndësishmin në Shqipëri, pranë qytetit të dytë për nga zhvillimi ekonomik në Shqipëri, Durrësit, vetëm 30 km larg aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, 37 km nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana.

Vlera e kërkuar e sigurimit të ofertës është 15,000,000 lekë (pesëmbëdhjetë milionë) dhe lloji i procedurës është konkurruese.

Në kriteret e vlerësimit, propozimi teknik për ndërtimin e zonës do të vlerësohet me 25 pikë, ndikimi në mjedis me 10  pikë, ndikimi social me 15 pikë, koha e përfundimit të investimit me 10 pikë dhe  kapaciteti financiar dhe mundësia e financimit të projektit (plani i biznesit) me 40 pikë.

Tenderi ndërkombëtar për zhvillimin e zonës teknologjike të Spitallës në Qarkun e Durrësit u hap në qershor të vitit të kaluar. Përmes tij,  qeveria shpresonte të tërhiqte mbi 1 miliard euro investime. Në fund të tetorit, vetëm dy kompani dorëzuan oferta. E para ishte konsorciumi i përkohshëm i kompanive kineze “Zhejiang Haiteng investment Co., Ltd” dhe “Bejing Dongrun Tongbao Technology Co.Ltd”, oferta e të cilëve parashikon një vlerë investimi në shumën e 1.5 miliardë USD për 9 vite dhe synonte hapjen e 90 mijë vendeve pune. E dyta ishte kompania italiane “RENDur4”, që nuk prezantoi një ofertë financiare. Në letrën që Ministria e Ekonomisw  i ka dërguar z. Zhou Xiaohe, Përfaqësues i Bashkimit të Përkohshëm të shoqërive “Zhejiang Haiteng Investment Co” dhe “Bejing Dongrun Tongbao Technology Co, njoftohen se oferta e tyre është skualifikuar për shkak të mangësive të shumta në dokumentet teknike dhe paraqitje dokumentesh të panoterizuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.