“Lajmi i mirë është se brezi i të korruptuarve do të largohet së shpejti. Ju jeni e ardhmja e drejtësisë. Disa nga paraardhësit tuaj kanë pasur sjellje jo të mirë etike. Ju përfaqësoni fytyrën e ndryshimit dhe SHBA do vazhdojë të mbështesë drejtësinë dhe do dalin kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. SHBA do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt BE.

Përkushtimi i SHBA ndaj shtetit ligjor është i palëkundur. Po na shihni këtë ta bëjmë në çështjen Tahiri apo Shullazi. Ne nxisim politikën për të bërë pjesën e tyre që të bëjnë një sistem gjyqësor më të mirë. Ata duhet të punojnë më shumë dhe të bashkëpunojnë”- tha  zv.ambasadorja e SHBA.