Kosova
Zyrtarë të PDK-së takohen me ata të AAK-së?
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/07/zyrtar-euml-t-euml-pdk-s-euml-takohen-me-ata-t-euml-aak-s-euml_hd.jpg)
Duke e parë që Gjykata Kushtetuese mund ta pezullojë procesin e zgjedhjes së Isa Mustafës kryetar legjitim të Kuvendin të Kosovës, partia e Ramush Haradinajt duket se i ka kthyer sytë kah PDK-ja e Hashim Thaçit.
Disa burime thonë se lidhur me këtë ngërç që ka ndodh në konstituimin e Kuvendit, zyrtarët e AAK me gjasë do të takohen sot me ata të PDK-së për të gjetur një formulë të re të ri-funksionalizimit të institucionit më të lartë në vend.
Kushtetuesja pritet që sot, ose eventualisht nesër të nxjerrë verdiktin lidhur me ankesën e PDK-së për mbarëvajtjen e seancës konstitutive të 17 korrikut.