Kronika

Kodheli nesër dhe pasnesër vizitë në Kroaci, takim me Josip Buljević.

Zyra e shtypit prane Ministrise së Mbrojtjes, bën të ditur se në datat 14 – 15 prill 2016, ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli do të zhvillojë një vizitë dyditore në Kroaci me ftesë të homologut të saj z. Josip Buljević. Takimi i fundit midis dy homologëve është zhvilluar në Bruksel në kuadër të Ministerialit të ministrave të Mbrojtjes te NATO-s, me 16 shkurt 2016.

“Shqipëria dhe Kroacia janë dy vende kyçe për ruajtjen e balancave në rajon dhe si rrjedhojë ne jemi të angazhuar për të mbështetur kontributet tona të përbashkëta në operacione dhe misione, si ai në Afganistan”,- pat thënë  znj. Kodheli. Kurse ministri Buljević “siguroi se Kroacia është e interesuar për të vijuar trendin pozitiv të bashkëpunimit, midis vendeve tona”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button