Rajoni

Greqia pret Obamën, Athina zyrtare: Vizitë e rëndësishme, 450 agjentë speciale në Athinë

Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve në SHBA dhe fitores së Donald Trump, Athina zyrtare e konsideron tepër të rëndësishme vizitën e paracaktuar të Barack Obamës ditën e martë, edhe pse pasardhësi i tij në Shtëpinë e Bardhë i përket kampit kundërshtar të republikanëve.
Burime qeveritare trumbetojnë orët e fundit deklaratën nga Uashingtoni të zëdhënësit të presidentit amerikan në detyrë, që duke përkrahur pozicionin e FMN-së thekson se borxhi grek nuk është i qëndrueshëm ndaj dhe duhet reduktuar.
Por vetëm tre ditë pas një sulmi terrorist ndaj ambasadës franceze në kryeqytetin grek, Athina ka marrë masa drastike sigurie për mbërritjen e Obamës.
Një fjalim i tij sipas programit është anuluar për aryse sigurie nga vetë anëtarët e grupit të sigurimit të presidentit, që kanë ardhur në fshehtësi të madhe në Greqi, thotë gazeta “Kathimerini”.
Vetëm dje kanë mbërritur larg kamerave televizive në aeroportin e Elefsinës mbi 150 agjentë specialë bashkë me automjetet e blinduara me të cilat do të kryhen lëvizjet në Athinë.
Më herët një avion special kishte sjellë edhe 300 agjentë të tjerë, arsenal ushtarak dhe një helikopter. Nga ana e tyre, organet greke kanë vënë në dispozicion mbi 3.000 policë, pjesëtarë të forcave speciale dhe të antiterrorit.
Shqetësim për qeverinë është një peticion i grupit terrorist Komploti i Celulave të Zjarrit, i publikuar në një faqe interneti anarkiste, ku ftohen qytetarët që t’i prishin festën e mbërritjes presidentit amerikan.
Gjithashtu, edhe Partia Komuniste greke ka bërë thirrje që të martën të gjithë grekët të dalin në protesta kundër Barack Obamës dhe çka ai përfaqëson.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button