☁️
Tiranë 8°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.34 ▼1.4%
ARI 4,053 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,390 ▼ -0.72% ETH $2,331 ▼ -1.04% XRP $1.3016 ▼ -2.06% SOL $100.5600 ▼ -1.42%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.34 ▼1.4 % ARI 4,053 ▲0.02 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.34 ▼1.4 % ARI 4,053 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

Kapet me tritol dhe municione në Pogradec militanti i ISIS-it

Ervin Duka nga fshati Guras i Pogradecit u arrestua nga policia sepse mbante municione dhe tritol në banesën e tij. Arrestimi i tij është kërkuar me urgjencë nga policia, ndërsa Prokuroria dha menjëherë miratimin pas informacioneve për eksplozivin.
29-vjeçari, baba i një fëmije, është i paralizuar pjesërisht për shkak se në vitin 2014 ka marrë pjesë si militant i ISIS-it në luftimet në Siri. Si i kthyer nga lufta ai mbahej nën vëzhgim të rreptë deri ditën e premte, kur edhe është arrestuar.
Burime nga Prokuroria dhe policia konfirmojnë se Ervin Duka ka qenë militant i ISIS në Siri dhe ka ikur atje me një grup të rinjsh nga ky fshat i thelle malor.
Mësohet se të rinjtë që ikën, disa prej të cilëve duke marrë edhe familjet, ishin nën ndikimin e imamëve të vetëshpallur në Tiranë, të cilët u arrestua dhe akuzuan.
Sipas të dhënave, familjarët e Dukes e dinin se ai ishte në Arabi për studime, por pak muaj më vonë, Ervin Duka u plagos në luftime dhe u dërgua në Turqi për kurim e më pas në Larisa të Greqisë për tu kthyer në shtëpinë e tij në fshat.
Edhe pse ishte pyetur shpesh, ai nuk e kishte pranuar asnjëherë pjesëmarrjen e tij në krah të organizatës terroriste ISIS-, njohur ndryshe edhe si DAESH në Siri.
Duka kishte shkuar në 2013 në Siri dhe atje kishte marrë një plumb në nofull. Ai është një nga 6 shqiptarët e plagosur në luftime në Siri, një pjesë e të cilëve pas kurimit u rikthyen sërish në luftime.
Arrestimi i tij vjen pas arrestimit të katër personave të tjerë në Shkodër, të cilët dyshohen për terrorizëm. Sipas të dhënave ende të pakonfirmuara zyrtarisht, të arrestuarit e Shkodrës mund të jenë kontaktuar nga përfaqësues të ISIS në Siri, si Lavdërim Muhaxheri, i cili u ka kërkuar ndërmarrjen e një sulmi hakmarrës gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.
Sulmi do të bëhej si hakmarrje për dënimin e grupit të imamëve të vetëshpallur që u akuzuan për rekrutime të militantëve që do dërgoheshin tek ISIS-i. Në mesin e të ndaluarve në Shkodër është edhe një ish-komando me njohuri ushtarake.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.