90% e shqiptarëve pronarë të shtëpive, ndër vendet me përqindjen më të lartë në Europë
Krahasuar me vendet e rajonit, si Serbia dhe Maqedonia e Veriut, përqindja e familjeve shqiptare që kanështëpinë e tyre në pronësi është më e lartë. Në Maqedoninë e Veriut vetëm 88.7% zotërojnë shtëpinë, ndërsa në Serbi 82%, sipas Eurostat. Turqia, një tjetër vend kandidat për t’u anëtarësuar në BE, renditet ndër vendet me përqindjen më të ulët tëfamiljeve që zotërojnë shtëpinë ku jetojnë me 59.1%.
Duke analizuar të dhënat e publikuar nga Eurostat kuptojmëse përqindjen më të lartë të pronarëve tështëpive e kanëvendet lindore dhe ish-komuniste (shiko grafikun). Në vendet ish-komuniste përqindja e familjeve që zotërojnë shtëpinëvarion nga 78.5% në vende si Çekia në gati 83% në Bullgari, apo 89.7% nëLituani.
Vendet me përqindjen më të ulët
Zvicra ka përqindjen më të ulët të familjeve që janë edhe pronarë të shtëpive ku jetojnë. Sipas të dhënave të Eurostat më pak se gjysma (41.3%) e familjeve janë pronarë tështëpive të tyre. Pas sa saj renditet Gjermania me 51.4%, Austria me 55%, Danimarka me 62.2%, Franca me 64.4%, Mbretëria e Bashkuar me 65% dhe Suedia me 65.2%.
Të gjitha vendet e sipërpërmendura kanë një përqindje më tëulët se mesatarja e Bashkimit Europian prej 69.3%.
Në vendet fqinje si Greqia dhe Italia, përqindja e familjeve qëkanë në pronësi shtëpinë ku jetojnë ështëpërkatësisht 73.3 % dhe 72.4%.
Çmimet e shtëpive 15% më të larta
Prej 2010-s Eurostat përllogarit se çmimet e shtëpive u rriten me 15%, ndërsa në Eurozonë me 11%. Rritja më e madhe është vënë re në Estoni, Letoni, Austri, Suedi dhe Luksemburg raporton Eurostat. Por jo në tëgjitha vendet e BE-së çmimet e shtëpive kanë qenë në rritje. Italia, Spanja dhe Qipro shënuan rënie tëçmimit për të njëjtën periudhë. Rënia më e madhe u regjistrua në Itali me një ulje prej 17%.
Burimi: INSTAT për Shqipërinë, EUROSTAT për vendet e tjera