Kosova

Mesazhi i Agollit për Thaçin: Kosova do ecë aq përpara sa do të çuditeni

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi zhvilloi një vizitë të posaçme në shtëpinë e shkrimtarit Dritëro Agolli, të cilit i dorëzoi medaljen “Urdhri i Pavarësisë”, për kontributin në pavarësinë e Kosovës.

Presidenti Thaçi e falënderoi shkrimtarin Agolli që u bë frymëzim për të gjithë për lirinë e Kosovës edhe kur të tjerët shpresuan pak.

Shkrimtari Dritëro Agolli tha se Kosova u ka të gjitha mundësitë që në një të ardhme të afërt t’ia kalojë të gjitha vendeve.

“Gjithmonë do përpiqem që të luftoj, të punoj për ngritjen lart të Kosovës. Keni përgatitur kuadro në të gjithë fushat, emigrimi ka bërë mirë. Ju kini shumë kuadro në fushën e mjekësisë të organizimit ekonomik, të kulturës. Keni një tokë të pasur. Do të ecni aq përpara sa do të çuditeni”, tha shkrimtari Agolli.

Ndërsa kryeministri Thaçi u shpreh: “Keni bërë atë që të tjerët nuk e kanë bërë për Kosovën. Keni shpresuar në lirinë e Kosovës kur të tjerët pak shpresuan. Keni qenë frymëzim për të gjithë ne”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button