Home / roze / Ish-truproja i Kim: Grabitja e sajuar!

Ish-truproja i Kim: Grabitja e sajuar!

Autoritetet franceze janë duke hetuar në të gjitha pistat e mundshme grabitjen e Kim Kardashian West në Paris, ndërsa dyshohet, të paktën sipas mediave, që grabitësit janë serbë.

Por ai që ka hedhur hedhur dyshime mbi vërtetësinë e grabitjes është ish-truproja i Kimit, Steve Stanulis.

“Nuk do të më çudiste që të ishte e sajuar për famë, por nëse është e vërtetë dikush duhet t’i thotë Kimit që të mos u tregojë të gjithëve nëpër rrjetet sociale se çfarë do të bëjë e çfarë do të veshë. Sërish, nëse është e vërtetë, fajtorja është ajo!”, thotë ai.

Stanulis, një ish-polic i tërhequr dhe ish-striptist që drejton një kompani private të sigurimit, habitet me faktin që siguria e Kim nuk ishte në gatishmëri pas rrengut të bërë nga Vitalli Sediuk gjatë javës.

“Sërish, nëse grabitja do të ishte e vërtetë dhe kishte trajnuar stafin e saj të sigurisë pas këtij incidenti, do të mjaftonin vetëm dy sekonda që ky staf të kuptonte nëse ishin apo jo policë grabitësit”, deklaron Stanulis.

Ish-truproja, që u pushua nga Kanye West pasi i foli Kim, shkon më tej kur thotë se “klani Kardashian është i lumtur që përdundoi në faqet të para të mediave”.

“Nuk është se kanë qenë fort në qendër të vëmendjes së fundmi, ndaj….”, shprehet ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.