roze

Victoria Beckham tregon gabimet që ka bërë kur ka qenë shtatzënë

Teksa përgatitet për të pozuar për revistën prestigjioze “The Edit” stilistja Victoria Beckham tregon për gabimet qesharake dhe ndonjëherë të rrezikshme që ka bërë kur ka qenë shtatzënë.

Victoria është shprehur se kur ka qenë shtatzënë me djalin e saj Romeo pëlqente të rrinte vetëm me taka të larta madje edhe brenda në shtëpi. Për sa i përket stilit të veshjes ajo ka thënë se ka qenë për të ardhur keq.

“Një herë kam shkuar në ‘Disney Land” e veshur me paliçeta leopardi dhe taka të larta Louboutin. Duhet të theksoj se në atë kohë kam qenë 9 muajshe shtatzënë. Epo isha fillestare dhe si e tillë më lejohej të gaboja”, tregon ish pjesëtarja e grupit Spice Girls për “The Edit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button