roze

Ikonat e muzikës Rock, koleksion i madh në ankand

Objekte që i përkisnin disa prej ikonave të ‘rock n roll”-it të të gjitha kohërave do të shkojnë nën çekiçin e ankandit në Los Anxheles muajin e ardhshëm.

Kjo konsiderohet si një mundësi e rrallë për koleksionistët dhe adhuruesit e muzikës, për të marrë në duar sende ose veshje të mbajtura nga heronjtë e tyre. Ankandi ku përfshihen objekte që i përkisnin legjendave të muzikës si Slash, Elvis Presley, Prince, Eric Clapton dhe Beatles zhvillohet nga shtëpia e ankandeve Juliens në 5 nentor. Sipas ekspertes Isabel Yeo, një prej gjërave më të çmuara është një kitara e përdorur nga rokeri i “Guns n roses”, Slash.

“Një prej objekteve më të rëndësishme të koleksionet është kitara e Slashit. Bëhet fjalë për kitarën e kuqe më të cilën ai e nisi karrierën e tij të gjatë. Çmimi i saj vlerësohet nga 68 deri në 80 mijë dollarë, por ne presim të arrijmë një shifër shumë më të lartë për shkak të vlerës historike të saj”.

Artisti Eric Clapton ka vënë në dispozicion më shumë se 20 sende personale për ankandin, përfshirë veshje e çizme. Të ardhurat e grumbulluara nga shitjet do të shkojnë për qendrën Crossroads të Clapton që ofron trajtime për njerëzit që vuajnë nga varësia ndaj drogës apo alkoolit. Pjesë e koleksionit janë edhe syzet e famshme ngjyrë vjollcë të legjendës se ‘rock n roll”.

Elvis Presley që pritet të shiten nga 8 deri ne 10 mijë dollarë. Ndërsa adhuruesit e këngëtarit të ndjerë Princë do të mund të bëjnë të vetat një mikrofon e gjithashtu një kitarë që është përdorur prej tij në 1959. Vlera e saj arrin 60 mijë dollarët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button