Sporti

Shqipëri – Spanjë, historia e përballjeve

Këtë të diel, në “Loro Boriçi”, Shqipëria dhe Spanja do të luajnë ndeshjen e gjashtë në historinë e sfidave mes tyre

Historia e përballjeve mes kombëtares shqiptare dhe Spanjës nisi në vitin 1986 me sfidën e eliminatoreve të Euro 1988.

Ndeshja e parë përfundoi 2-1 për skuadrën e Spanjës. Sfida e kthimit u luajt në Sevilla me iberikët që fituan thellë 5-0.

Pas 3 vitesh, në 1991 Kombëtarja shqiptare dhe Spanja panë që t’u kryqëzoheshin sërish rrugët. Përballja ishte për eliminatoret e Evropianit 1992 dhe sfida e parë u luajt në Sevilla, ku kombëtarja shqiptare shënoi humbjen më të thellë në përballje ndaj iberikëve, 9-0.

Në 22 prill të 1992, Spanja shënoi një tjetër sukses ndaj kombëtares kuqezi, por këtë radhë me rezultatin 3-0.

Kurse, përballja e fundit mes këtyre dy skuadrave ka qenë ajo e 22 shtatorit të vitit 1993, një sfidë kjo që rezulton se është tentuar të manipulohet, raporton Tch.

Sfida e së dielës padyshim ka një tjetër histori. Për herë të parë këto dy skuadra do të luajnë në një qytet që nuk është Tirana, e për më tepër, përballë janë skuadra që kanë qenë protagoniste të Evropianit të Francës së këtij viti, që tregon hapat e mëdhenj që ka bërë futbolli shqiptar në vite.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button