Home / roze / Victoria: Nuk kam një jetë sociale

Victoria: Nuk kam një jetë sociale

Disa njerëz me një pasuri 240 milionë paund punësojnë njerëz të merren me punët e shtëpisë. Por Victoria Beckham, nënë e katër fëmijëve dëshiron të kujdeset vetë për fëmijët e saj, duke sakrifikuar jetën e saj sociale.

Ish anëtarja e Spice Girls, 42-vjeçarja, ka katër fëmijë, Brooklyn 17, Romeo 14, Cruz, 11 dhe Harper, 5 vjeç dhe kujdeset për ta bashkë me të shoqin, David.

Duke folur për Sunday People ajo rrëfen: “Nuk kam një jetë sociale. Katër fëmijët e mi dhe David janë prioriteti im numër një. Unë jam atje ku ata kanë lojëra, apo në takimet me prindërit në shkollë. Unë dhe David jemi rrallë në udhëtim në të njëjtën kohë. Ne i bëjmë bashkë detyrat e shtëpisë, kohën e dushit dhe gjumin”.

Stilistja thotë se e çon vetë Harper në shkollë me motorin e saj skuter, dhe i thotë mirupafshim tek gardhi i shkollës. “Të paguash dikë që të bëjë këto gjëra për të të lehtësuar ty nuk është e gabuar, por ata janë shumë të rëndësishëm për mua”, thotë Victoria. Madje kur i duhet të kujdeset për veten, për ndonjë trajtim lëkure, ajo thotë se kujdeset David.

Leave a Reply

%d bloggers like this: