Home / Ekonomia / KE: Rritja sipas parashikimit. U rrit konsumi dhe punësimi

KE: Rritja sipas parashikimit. U rrit konsumi dhe punësimi

Komisioni Euriopian ruajti të pandryshuar në 3.2 përqind vlerësimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë vitit 2016 duke parashikuar që vitin e ardhshëm ajo të përshpejtohet në 3.5 përqind.

Në raportin e fundit për vendet kandidate, Komisoni vëren se rritja ekonomike ka përfituar nga forcimi i kërkesës së brendshme.

“Të gjithë komponentët e kërkesës së brendshme kontribuan pozitivisht në rritjen e Prodhimit Kombëtar”, thotë KE.

Komisioni vëren se shpenzimet familjare u përshpejtuan në tremujorin e dytë duke u rritur me katër përqind, ndërsa investimet vazhduan të zgjerohen ndonëse me një ritëm me të ngadaltë se tremujorët e mëparshem prej 4.4 përqind. Sipas Komisionit, rritja e prodhimit është shoqëruar me uljen e papunësisë.

“Tregu i punës regjistroi një përmirësim për t’u shënuar në prill-qershor duke përforucar tendencën pozitive të tremujorëve të mëparshem”, vlerëson KE.

Sipas INSTAT në fund të tremujorit të dytë papunësia zbriti në 15.9 përqind, që përbën nivelin më të ulët në tre vjet. Në lidhje me buxhetin, Komisioni Europian vëren se rritja e të ardhurave dhe shpenzimet e ulëta kontribuan në një sufiçit buxhetor sa 0.9 përqind e Prodhimit Kombëtar.

Megjithatë, sipas raportit borxhi publik u rrit nga 70.4 përqind në tremujorin e parë në 70.9 përqind në tremujorin e dytë për shkak të kursit të këmbimit.

Por veç borxhit të lartë, një tjetër fushë shqetësuese, sipas Komisionit, mbetet ecuria e e ngadaltë e kredidhënies për biznesin si dhe niveli i lartë i kredive me probleme, një tregues ku Shqipëria, së bashku me Serbinë renditen më keq në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published.