Politika

Ilir Meta për “Kathimerini”: Zgjidhje paketë për detin, çamët dhe ligjin e luftës me Greqinë

Kryeparlamentari Ilir Meta në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” ka folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, problemet e pazgjidhura, minoritetin, por edhe rritjen e bashkëpunimit. Meta shprehet se duhet të përballemi me plagët e vjetra, si Çamërinë, kufirin detar dhe ligjin e luftës mes dy vendeve. “Të përballemi me plagët. Zgjidhje-paketë në të gjitha çështjet e hapura të marrëdhënieve shqiptaro- greke -përfshirë “çështjen çame”, delimitimin e zonave detare dhe heqjen e ligjit të luftës”. Gjithashtu Meta tha se dy vendet duhet të mbrojnë të drejtat e pasurisë së qytetarëve ‘në të dyja anët e kufirit’, duke lënë të nënkuptohet edhe kërkesën e çamëve për pronat në Greqi. Duke u ndalur te tendencat nacionaliste në të dy vendet, Meta theksoi se duhet ti ndalojmë ata që përpiqen të spekulojnë dhe hedhin benzinë në zjarr duke përdorur çështje të së kaluarës për qëllime elektorale.

Intervista e plotë:

Si do i karakterizonit marrëdhëniet greko-shqiptare në këtë moment? Si ndjeheni pas takimeve që keni patur në Athinë?
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë marrëdhënie shekujsh miqësie, bashkëjetese paqësore dhe interaktive mes popullit Shqiptar dhe Grek në këtë rajon. Miqësia jonë e vjetër është kaq e lidhur ngushtë sa i tejkalon marrëdhëniet tradicionale shtetërore. Jam i kënaqur që kontaktet politike janë intensifkikuar dhe ky ishte pikërisht qëllimi i vizitës sime, të forcojmë bashkëpunimin parlamentar me qëllim që të shtyjmë qeveritë respektive të avancojnë në një fazë më dinamike në bashkëpunimin tonë dypalësh. Kjo ishte pështypja pozitive që solla në Tiranë, përshtypja e një vullneti të përbashkët për të forcuar bashkëpunimin tonë të gjithanshëm. Pavarësisht krizës ekonomike dhe momenteve të vëzhtira që kanë kaluar qytetarët grekë, Greqia mbetet një prej partenëreve kryesorë tregtarë të Shqipërisë, ndërkohë që investimet greke luajnë një rol substancial në ekonominë tonë. Ne ndjehemi krenarë oër kontributin domethënës të minoritetit grek në Shqipëri, ndërkohë që Greqia ka pritur qindra mijëra shqiptarë në dy dekadat e fundit të cilët kontribuojnë tepër pozitivisht në ekonominë dhe shoqërinë greke. Jemi dy vende anëtarë të NATOs, boshte stabiliteti në rajonin tonë dhe ndajmë një rrugëtim të përbashkët euro-atlantik, të cilin duhet t’a ushqejmë dhe t’a mirëmbajmë në interes të qytetarëve tanë. Besoj se vizita e delegacionit tonë parlamentar në Athinë ishte një tjetër ‘gur’ në urën që po ndërtojmë së bashku, për të avancuar drejt një stadi ‘vllazëror’ të marrëdhënieve tona.

 A mendoni se është e mundur të bëhet progres në një atmosferë akuzash publike? A e pengon atmosfera publike – veçanërisht sipas indikacioneve që ka një rilindje të axhendave nacionaliste nga ana shqiptare – përpjekjet për të shtyrë përpara një axhendë pozitive?
Siç diskutuam edhe gjatë takimeve tona me përfaqësuesit më të lartë të shtetit grek, të dyja palët janë rakort se marrëdhëniet tona janë strategjike, praktike dhe jetike. Vullneti pozitiv dhe një axhendë dinamike bashkëpunimi dominojnë marrëdhëniet tona. Por siç e përmenda edhe gjatë takimit me Kryeministrin Tsipras, kemi disa ‘plagë’ nga e kaluara të cilat duhet t’i trajotjmë me shumë kujdes dhe në mënyrë konstruktive, sepse një ‘plagë’ edhe kur e përkëdhel, lëndon! Duhet të ndalojmë tendencat, në të dy anët e kufirit, që përpiqen të spekulojnë dhe hedhin benzinë në zjarr duke përdorur çështje të së kaluarës për qëllime elektorale. Besoj se vullneti ekziston si në Tiranë, ashtu edhe në Athinë për të zgjidhru çdo çështje të mbetur nëpërmjet dialogut të hapur e transparent, përmes vullnetit të mirë, besimit të ndërsjellë, dhe përmes një përqasjeje konstruktive, ashtu siç bëjnë vendet evropiane. Dhe mund të them se pas vizitës sime në Athinë, unë shoh një dëshirë të sinqertë nga ana e qeverisë aktuale greke për të avancuar me zgjidhje të qëndrueshme dhe të dakortësuara bashkarisht për çështjet e të kaluarës. Kjo u pa qartë edhe gjatë takimit që patëm me përgaqësuesit e Demokracisë së Re dhe partive të tjera opozitare, me të cilët ramë dakort të krijojmë një klimë konstruktive në të dy vendet, në interes të bashkëpunimit të gjithanshëm greko-shqiptar.

Sipas jush, cilat janë çështjet e hapura me Greqinë?
Si fqinj të mirë është normale të kemi edhe disa çështje të hapura. Fqinjët janë si kushërinjtë e parë, ndajnë të njëjtin gjak, të njëjtën hapësirë, por kjo hapësirë të detyron njëkohësisht të zgjidhësh disa çështje me karakter praktik që unë i shoh më tepër si ‘fine tuning’. Dhe si dy vende ballkanike, kemi trashëguar disa çështje nga e kaluara. Për mua, e para ka të bëjë me Ligjin e Luftës, të cilin Greqia e mban ende në fuqi ndaj Shqipërisë. Ky ligj i pakuptimtë ka nevojë të abrogohet përmes një akti formal, akti që do të konfirmonte klimën ekzistuese pozitive mes dy vendeve tona. Mes dy fiqnjëve të mirë dhe dy vendeve anëtarë të NATOs nuk mund të ketë ‘Gjendje Lufte’. Ky është një paradoks! Cështja e dytë më e rëndësishme lidhet me historinë e të kaluarës sonë dhe mendoj se edhe nëse hapin plagë të së shkuarës, ne duhet t’i trajtojmë në mënyrë konstruktive, pragmatike dhe bashkëpunuese. Nuk ka asnjë çështje për të cilën ne nuk mund të diskutojmë si fqinj! Përballja me historinë, ashtu siç kanë bërë kombe të tjerë evropianë në të kaluarën, do të përgatiste terrenin e duhur për të gjetur zgjidhje për një sërë çështjesh që lidhen me varrezat greke në territorin shqiptar, tekstet e historisë, delimitimin e shelfit kontinental dhe patjeter me ‘Cështjen Came’, për të cilën ne kemi qëndrime të kundërta dhe të ndryshme. Të gjitha këto çështje janë të trashëguara dhe shkaktojnë dhimbje në të dy anët e kufirit. Ne si Kuvend i Shqipërisë do të mbështesim shkëmbimet konstruktive e të sinqerta mes dy qeverive tona, të cilat duhet të punojnë për të gjetur zgjidhje praktike, pragmatike dhe “Win-Win”, duke lënë mënjanë çdo tendencë nacionaliste apo emocionale. Interesat tanë strategjikë duhet të prevalojnë mbi çështjet e trashëguara dhe e vetmja rrugë përpara është përmes dialogut, jo përmes manovrave oportuniste politike.

A ndjehet vendi juaj i kërcënuar prej Greqisë?
Aspak! Ne ndjejmë se Greqia është një aleat dhe fqinj i mirë. Ne mbështetemi tek përkrahja e vazhdueshme e Qeverisë dhe Parlamentit tuaj për të avancuar achendën tonë evropiane dhe ndjejmë se Greqia është një avokate e rëndësishme e Shqipërisë në BE. Kjo është pikërisht arsyeja përse në të gjithë takimet në Athinë mbajta vazhdimisht qëndrimin se ligji paradoksal i luftës nuk bën sens mes dy partnerëve miq, fqinj dhe anëtarë të NATOs.

Përse nuk ka patur progres me çështjen e varrezave greke?
Kjo duhet të jetë pjesë e një pakete të përbashkët që trajton shqetësimet dhe çështjet e hapura për secilën palë. Të dy palët duhet të dëgjojnë, të evaluojnë dhe të diskutojnëprofesionalisht dhe konstruktivisht. Parlamenti i Shqipërisë do të mbështesë progresin domethënës përmes këtij mekanizmi. Për sa i përket Varrezave Greke, jam i informuar se ekziston një komision i përbashkët ashtu siç është edhe për tekstet e historisë. Ata duhet t’i lëvizin gjërat përpara dhe ne si parlamente në të dy vendet kemi rënë dakort t’a mbështesim punën e tyre.

Ka ankesa në rritje dhe raportime nga minoriteti grek në Jug të Shqipërisë mbi dhunime të të drejtave të pronësisë në zonat e tyre. Si mund të mbrohen këto të drejta? A nuk e bën perspektiva evropiane e vendit tuaj të detyrueshme që ju t’i trajtoni këto çështje?
Nuk besoj se ka ndonjë dhunim të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri. Kjo është thjesht e pavërtetë dhe e pambështetur, siç ka qenë edhe në të kaluarën subjekt i spekulimeve. Cështja e të drejtave pronësore prek një shumicë të qytetarëve shqiptarë, përfshirë ata të minoritetit grek, sepse ky është një prej problemeve më komplekse dhe të trashëguar nga regjimi komunist në Shqipëri. Eshtë edhe shqetësimi ynë si politikanë, sepse të drejtat e pronësisë afektojnë investimet e huaja në vend. Por jam dakort me ju se më tepër vëmendje i duhet kushtuar çështjes së pronësisë të të gjithë qytetarëve, në të dy anët e kufirit, si një çështje bazike praktike dhe e të drejtave të njeriut.

Si mendoni se projekti TAP do të ndryshojë rajonin dhe marrëdhëniet në rajon në të ardhmen?
TAP është shumë i rëndësishëm për vendet tona, për rajonin tonë dhe patjetër për tërë sigurinë energjitike të Evropës. Ne kemi bashkëpunim të mirë për projektin TAP ku Shqipëria e vlerëson ekspertizën greke gjatë implementimit të këtij projekti në terren. TAPi çel mundësi të reja për investime dhe projekte në të dy vendet, po të marrim në konsideratë këtu zgjatimin IAP të gazsjellësit drejt Malit të Zi dhe Kroacisë. Unë besoj se pesha gjeo-strategjike e Shqipërisë dhe Greqisë, si shtylla stabilitetit në rajonin tonë, vetëm rritet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button