roze

Divorci Jolie-Pitt, ish-dadoja kritika aktores

Ish-dadoja e Angelina Jolie ka treguar se aktorja po përdor fëmijët e saj si një armë kundër Brad Pitt.

Krisan Morel, e cila ka qenë kujdestarja e aktores kur ka qënë e vogël, i ka kërkuar asaj të mos kërcënojë babain e fëmijëve të saj.

“Kam vendosur të flas pasi dua t’i jap një mesazh Angelina-s, të cilën e dua shumë. Dua t’i them që të mos e largojë Brad nga jeta e fëmijëve. Mos përdor fëmijët si një armë në divorcin tënd dhe mos e kërcëno bashkëshortin tënd”, ka thënë ajo për “Daily Mail”.

Në mesazhin e saj, 63-vjeçarja i ka kërkuar aktores të mos bëjë të njëjtën gjë si nëna e saj. Prindërit e Jolie, Marcheline Bertrand dhe Jon Voight u ndanë në 1976 dhe u divorcuan në 1980. Morel ka treguar se si pasojë e divorcit të prindërve të saj, Jolie ka patur një fëmijëri të vetmuar dhe traumatike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button