roze

Albume të reja të Prince

Lajme të mira për adhuruesit e Prince. Prodhimtaria e këngëtarit trupvogël, por shumë karizamtik vazhdon edhe pas vdekjes.

Kompania “Warner Bross Records” njoftoi daljen në treg të një versioni të ri të rimasterizuar të “Purple Rain”, ku do të shtohet një disk i dytë me këngë të papublikuara më parë.

Një prej tyre e quajtur, “Moonbeam Levels”, u regjistrua gjatë realizimit të albumit në 1999, por nuk u përfshi në versionin përfundimtar. Sipas “Warner Bross”, dhe shtëpisë diskografike të Prince, NPG Records , planet për albumin, që pritet të lançohet në 2017-n, kishin marrë dritën jeshile nga artisti, përpara se ai të ndahej nga jeta në muajin prill.

Gjithashtu shtëpitë diskografike do të nxjerrin në treg një koleksion me hitët më të njohura të Princit, në prag të Krishtlindjeve.

Albumi do të quhet “Prince 4ever” dhe do të përfshijë 40 këngë ndër të cilat “Ëhen Doves Cry”, “Nothing Compares 2 U” dhe “Diamonds and Pearls”.

Ikona e muzikës ishte 57 vjeç kur vdiq në shtëpinë e tij në Paisley Park pas një mbidoze aksidentale qetësuesish të fortë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button