roze

“Një mënyrë e vështirë për të jetuar”

Ajo ka ngritur një pasuri të tërë thjesht duke treguar format e saj sa herë i jepet mundësia. Por Kim Kardashian ka një paralajmërim për motrën e saj Khloe e cila mendon të bëjë gjoksin, gjatë edicionit të radhës të “Keeping up with Kardashians”.

“Është një mënyrë e vështirë për të jetuar”, paralajmëron ajo motrën më të vogël. Por duket se Khloe nuk dëgjon. Ajo vendos gjosket false dhe thotë “Oh, zot, unë dukem më në fund si ty”.

“Nuk besoj se do i bësh apo jo?”, i thotë Kim. Duke folur para kameras në rolin e saj si një motër e madhe e shqetësuar, Kim sqaron: “Dua të them se Khloe duket shumë e bukur. Më pëlqejnë gjokset e vogla, por unë i kam pasur gjithmonë të mëdha. Mendoj se Khloe nuk e ka idenë sa e vështirë është kur ke vërtetë gjoks të madh. do të doja të punoja me Khloe, kështu që ajo mund të shohë se sa e vështirë është të punosh me gjokset tona të mëdha”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button