Ekonomia

Ligji për Dhomën e Tregtisë, Shoqatat e Biznesit: Deputetët të pranojnë dekretin e Nishanit

Shoqatat e biznesit i bëjnë thirrje deputetëve që të marrin në konsideratë dekretin e Presidentin për rishqyrtim e ligjit për Dhomat e Tregtisë. Pika më e kundërshtuar është anëtarësimi me detyrim dhe pagesë pranë dhomave ne nivel qarku. Mark Crawford, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë, një organizatë private që e ka kundërshtuar me forcë këtë ligj  thotë se tregu duhet të jetë i lirë dhe secili të bëjë zgjedhjen e vet.

“Ne jemi tani tek pazari ri dhe shikojmë shumë aktivitet..a duhet të detyrojmë të gjithë ata që janë shumë të ndryshëm por shumë aktive që të bëjmë pjesë të një dhome kur mbase nuk përshtat të gjithë”, thotë Mark Crawford, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Në të njëjtën gjatësi vale është edhe shoqata “Biznes Albania”, një nga bashkimet vullnetare më të  mëdha të sipërmarrësve në vend. Presidenti i saj Luan Bregasi pohoi në një bisede telefonike me Top Channel se anëtarësimi me detyrimin është në shkelje të parimeve të demokracisë. Por nëse Paralmenti rrëzon dekretin e presidentit, çfarë do të ndodhë? Mark Crawford thotë se do konsultohen me avokatë për apelmin e ligjit në Gjykate Kushtetuese.
“Meqënëse presidenti  ka të njëjtin qëndrim siç e kemi ne për shkeljen e Kushtetutës është nje faktor, por do flasim me avokatët”, thotë ai.

Ligji për Dhomat e Tregtisë u kthye në Parlamet nga presideti për rishqyrtim, me argumentin se shkel Kushtetutën. Më parë pothuajse të gjitha shoqatat e biznesit në vend patën kërkuar mos miratimin e këtij ligji.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button