roze

Bob Dylan thyen heshtjen…

Më në fund Bob Dylan thyen heshtjen dhe thotë se e pranon çmimin e Nobelit për Letërsi. “Vlerësimi më la pa fjalë”, u justifikua ai tek fondacioni i Nobelit, lidhur me mungesën e një reagimi që prej shpalljes së vendimit më herët gjatë muajit.

Edhe pse fondacioni nuk e ka të qartë nëse këngëtari do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në muajin dhjetor, britanikja “Daily Telegraph” raporton se Dylan ka ndërmend të tërheqë çmimin në person, nëse kjo do të jetë e mundur.

Në një intervistë për gazetën ai e përshkruan vlerësimin si të mrekullueshëm, e të papritur.  “Është e vështirë për t’u besuar..Kush do të ëndërronte për diçka të tillë”, citon e përditeshmja britanike fjalët e tij.

Legjendës së muzikës ju njoh merita për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e madhe të këngës amerikane në 13 tetor. Gjithsesi mungesa e një reagimi nga ana e artistit shkaktoi jo pak habi, dhe një pjesëtar i akademisë suedeze që jep çmimet Nobel e konsideroi heshtjen e tij, si të pasjellshme dhe arrogante.

Por të premten Fondacioni i Nobelit njoftoi se Dylan kishte telefonuar Sara Danius, sekretare e përhershme në akademinë suedeze, për t’i thënë asaj se kishte mbetur pa fjalë dhe se e vlerësonte shumë nderimin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button