Home / Teknologji / Goal Robots, robotët ‘kuriozë’

Goal Robots, robotët ‘kuriozë’

Luan, bëhet kurioz dhe mërzitet por nuk është një fëmijë, është një robot. I pari që krijohet me një ‘tru’ që i duhet kohë të zhvillohet dhe që mëson duke nisur nga zero, njësoj si një vogëlush.

Ky është horizonti i ri i robotikës që hapet me Goal Robots, projekti ambicioz europian i përshkruar në faqen e Robohub. Objektivi është kalimi ‘cilësor’ në robotikë.

“Objektivi ësht të bëjmë një robot që di të mësojë në mënyrë të pavarur, duke eksperimentuar dhe duke bërë veprime njësoj si fëmijët e vegjël, mes 1 dhe 2 vjeç, që më pas i përdorin këto kapacitete të fituara”, thotë Gianluca Baldassarre, kordinatori i projektit.

Robotët zbulojnë gjëra të reja dhe mësojnë ta përsërisin të njëjtin veprim. “Motori” i robotëve të rinj është kuriozitet, një shtysë gjenerike për të eksploruar ambientin, duke prekur e duke lëvizur objekte.

Leave a Reply

%d bloggers like this: